Ditën e nesërme akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta para, një lajm i keq ndoshta ky për personat gjumashë.
Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrepat do shënojnë në orën 3, kështu ora verore do sjellë një ditë më të zgjatur dhe natë më të shkurtër.
Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, në muajin mars dhe në fund të tetorit kur hyjmë edhe në sezonin dimëror.


