Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Dy vëllezër janë vrarë me breshëri plumbash teksa po dilnin nga shtëpia. Ata janë Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.
Astrit Bilali eshte babaj i Asmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.
Ngjarja ka ndodhur në 09:45 në lagjen “Kiras” të qytetit. Nëse I kthehemi pas zinxhir të vrasjeve në Shkodër do të vihet re se edhe Fatbardh Lici është vrarë në po të njëjtën lagje.
Dyshimet janë se autorët mund të kenë qënë nga fisi Lici dhe kjo vërtetohet edhe nga policia që pak minuta më parë ka ushtruar kontroll në banesat e familjeve të Licajve.
Nga ana tjetër, ajo që bën përshtypje është se ky është një rast I përsëritur I vrasjeve ku në mes janë edhe kuajt.
Astrit Bilali ishte një biznesmen i njohur në qytetin e Shkodrës. Kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trasëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali. Ndërkohë edhe Ibrahim Bilali është ish-kampion i hipizmit.
Astmer Bilali ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë. Arjan Ferracaku ishte gjithashtu I dhënë pas kuajve njëjtë si Astmeri dhe ndaj dyshohet se ëshë ngatërruar objektiv.
Disa prej fotove të tre viktimave dhe Astmir Bilalit me kuaj:
Astrit Bilali
Arjan Ferracaku
Ibrahim Bilali
Përgatiti: AlpeNews.al







