Kohët e fundit kanë qenë të shpeshta rastet kur mjekët janë goditur në vendin e tyre të punës, për këtë arsye kryeministri Rama njoftoi disa ditë më parë se do të ndryshohet edhe Kodi Penal, për t’i lënë vendin ndëshkimit të sulmeve të tilla.
Dhuna ndaj bluzëve të bardha i detyroi ata që të ngrihen në protestë disa ditë më parë, ndërsa mjeku Genti Stroni, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” tha se mjekët nuk mund të punojnë me këto kushte, ku dhuna, sipas tij është bërë tashmë një rutinë në spitalet e vendit.
Ai tha se mjekët shumë shpejt do të kenë zërin e tyre për t’i bërë të qarta vendimet se mjekësia është një fushë, e cila nuk ka lidhje aspak me politikën, por është mision në shërbim të qytetarëve.
“Zgjidhja nuk është protesta, por më parë duhet bërë një analizë se pse po shkojmë këtu. Fill pas asaj që kryeministri thotë ka ndodhur edhe në Peshkopi një rast dhune mbi mjekët. Nuk është vetëm ajo se çfarë duhet, por një luftë frontale për atë se çfarë duhet të bëjmë dhe të analizojmë faktorët që çojnë në dhunë.
Nuk është vetëm korrupsioni. Kjo shoqëri është e dhunshme dhe korruptive, por a duhet të ndryshojmë? Hajde dhe bëjmë një analizë të përgjithshme, përshkallëzimi i ligjit është pozitiv për hir të së vërtetës. Ne jemi si mjekësi apartiak dhe shumë shpejt do të kemi zërin tonë përfaqësues. Dhe ne pretendojmë për të drejtat që mjekësia ka” tha ajo.


