Rritja ekonomike e Shqipërisë ka pusur vëmendjen edhe të së përditshes “DAILY MAIL” ku ndër të tjera shkruan: Ekonomia shqiptare u rrit me 4.06% në 2018 tha Insituti i Statistikave duke e krahasuar me rritjen prej 3.84% në vitin 2017. Pothuajse e gjithë fuqia e ekonomisë së Shqipërisë vjen nga hidrocentralet.
Artikulli i plotë:
Ekonomia shqiptare u rrit me 4.06% në 2018 tha Insituti i Statistikave duke e krahasuar me rritjen prej 3.84% në vitin 2017.
Insituti vlerësoi rritjen e produktit të brendshëm bruto bazuar në shifrta tre mujore.
Ekonomia u rrit me 4.42% në tremujorin e katërt të vitit 2018, krahasuar po me tremujorin e njëjtë të 2017.
Pjesa më e madhe e riitjes u nxit nga prodhimi i energjisë elektrike, që erdhi si rezultat i favorizimit të hidrocentraleve nga shiu i madh.
Pothuajse e gjithë fuqia e ekonomisë së Shqipërisë vjen nga hidrocentralet.
Minierat, prodhimi, energjia dhe uji ndihmuan PBB-në të zgjerohej në 3 mujorin e katërt, duke kontribuar me 1.11 % , deklaroi Instituti.
Në fund të vitit 2019 Shqipëria pret që rritja ekonomike të jetë me 4.3%.
Gent Sejko u shpreh se: “Rritja ekonomike është ngadalësuar për shkak të rënies së prodhimit të energjisë elektrike. Ngadalësim pritet edhe për dy muajt e parë të këtij viti për shkak të rënies së eksporteve në energji dhe në disa sektorë të tjerë”.
Megjithatë sipas Sejkos, ngadalësimi i rritjes ekonomike nuk vlerësohet se do të ndikojë trendet afatmesme të rritjes.
Përgatiti: AlpeNews.al


