• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Kosnett: Duhet të bëjnë përpjekje, durimit të Amerikës mund t’i vijë fundi
Home
Rajon

MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI/ Kosnett: Duhet të bëjnë përpjekje, durimit të Amerikës mund t’i vijë fundi

30 March, 2019 k.autor Rajon

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk garanton se një përkushtim të tillë do ta kenë në të ardhmen në qoftë se Prishtina dhe Beogradi nuk lëvizin përpara në një afat të shkurtër.

Kosnett, në një intervistë për Radion “Kontakt Plus”, ka thënë se durimi i SHBA-së i ka kufijtë e vet.

“Durimi ynë gjithmonë ka kufij. Njëra nga gjërat për të cilat iu kemi treguar dy qeverive, në Prishtinë dhe Beograd është se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në ofrimin e përkrahjes për procesin. Presidenti Trump, siç është e njohur, i ka shkruar presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiq, për të nënvizuar se Qeveria Amerikane është plotësisht e përkushtuar në këtë proces”, tha Kosnett.

Ai ka tërhequr vërejtjen se në qoftë se dy qeveritë [e Kosovës dhe Serbisë] nuk lëvizin në një afat të shkurtër dhe thonë “mirë, do të jemi të gatshëm për disa vite”, atëherë nuk mund të garantojë që Washingtoni në të ardhmen do të jetë njësoj i përkushtuar për këtë çështje, siç është tash.

“Ajo që kemi thënë ne, ajo që ka thënë Qeveria Amerikane, është ajo se ne mendojmë që viti 2019 është viti kur Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse. E, që të arrihet deri te marrëveshja në vitin 2019 duhet që të gjithë të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të shikojmë që kjo zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Nuk dëshiroj që procesin ta ndërlidhi me çfarëdo datash të fiksuara”, tha Kosnett.

Ambasadori amerikan vlerëson se bisedimet për bashkimin e Mitrovicës aktualisht nuk mund të jenë produktive.

“E kuptoj që ka shqetësime. Mendoj që njerëzit duhet të qetësohen, sepse është me rëndësi që të gjithë të sillemi me përgjegjësi. Kur them të gjithë, prapë mendoj te dy qeveritë. I ftoj qeveritë në Prishtinë dhe atë në Beograd, që të mos ndërmarrin veprime, të cilat do komplikonin më shumë gjendjen”, tha Kosnett, duke potencuar se nuk ka njohuri që ka pasur bisedime për bashkimin e Mitrovicës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIJON FORMACIONIN E ËNDRRAVE/ Gazetari spanjoll: Ja 11 yjet e Real Madridit për sezonin e ardhshëm
Previous article GRUMBULLOI 19 LOJTARË PËR SFIDËN E RADHËS/ Zidane lë jashtë skuadre katër të preferuarit e tij, ja emrat befasues

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT