Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia, pasi dyshohet se shisnin në Tiranë, ën bazë klientele, kokainë.
Në prangat e policisë kanë rënë: Gj. D., 36 vjeç, banues në Laç; M. P., 44 vjeç, banues në Mamurras; A. L., 25 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok; A. N.,23 vjeç, banues në Fushë Kuqe/Patok; dhe E. D., 28 vjeçe, banuese në Laç.


