Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.
Dy vëllezër janë vrarë me breshëri plumbash teksa po dilnin nga shtëpia. Ata janë Astrit dhe Ibrahim Bilali, 59 dhe 61 vjeç.
Astrit Bilali eshte babaj i Asmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër, ndërkohë që grupi kundërshtar i tyre janë Licajt. Dyshohet që pikërisht lufta mes këtyre bandave të këtë sjellë viktimat e radhës.
Ngjarja ka ndodhur në 09:45 në lagjen “Kiras” të qytetit. Nëse i kthehemi pas zinxhir të vrasjeve në Shkodër do të vihet re se edhe Fatbardh Lici është vrarë në po të njëjtën lagje.
Gjithashtu edhe në vrasjen e çifti Boran dhe Silvi Ndoci autorët u larguan drejt lagjes “Kiras”.
Dyshimet janë se autorët mund të kenë qënë nga fisi Lici dhe kjo vërtetohet edhe nga policia që pak minuta më parë ka ushtruar kontroll në banesat e familjeve të Licajve.
Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh sot se lagjen “Kiras” në Shkodër dihet se kush e ka nën kontroll, ndonëse nuk dha detaje te metejshëm apo edhe emra.
Ai shtoi gjithashtu se të dy viktimat e sotme nuk janë pjesë e bandave duke bërë kështu që krimi Të godasë edhe të pafajshëm.
Kujtojmë se Asmer Bilali ndodhet në burg pasi u arrestua si pjesë e grupit criminal “Bajri”.
Përgatiti: AlpeNews.al



