Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër ku kanë mbetur të vrarë dy vëllezër.
Të shtënat me armë që kanë lënë të vdekur Astrit Bilalin dhe Ibrahim Bilalin në lagjen Kiras kanë tronditur qytetin.
Mësohet se Astrit Bilali është babai i Astmer Bilalit, ish kampionit të boksit me ekipin e Vllaznisë.
Astmer Bilali u arrestua gjatë një operacioni vitin e kaluar si pjesë e grupit kriminal të Bajrave.
Priten informacione zyrtare rreth shkaqeve e rrethanave të vrasjes mafioze.


