‘Me shtëpi të re, këto dy binjake ma përloten shpirtin, sot gëzoj dhe une me to… Faleminderit Zot, faleminderit shqiptarëve’. Kështu shkruan bamirësi Ilir Hoxholli, pjesë e emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ që i ndryshoi jetën familjes Cuko.
Dy vogëlushet binjake tashmë do kenë një shtëpi dinjitoze, familja do marrë 300 mijë lekë pension për dy vjetn nga një zonë bujare dhe nëna e tyre, Erjona do të punojë në call center.
Erjona: Ne nuk kemi pasur asnjëherë shtëpi tonën, këtu jetojmë me qira.
Elvisi: Ju keni edhe shumë borxhe nëpër dyqanet rrotull! Eja dalim, ne nuk duam më lot hidhërimi. Eja Luis dalim do shkojmë diku!
Shitësi: Këto janë borxhet e familjes, por disa para ja kam falur!
Fatma shleu të gjitha borxhet e familjes nëpër dyqanet përreth. Fatma dhe Elvisi shoqërojnë familjen në banesën e tyre të re të dhuruar nga shqiptarët. Erjona nuk mund ti mbajë lotët nga emocionet.
Elvisi: Si të duket shtëpia e re?
Erjona në lot: Nuk e kam ëndërruar më para një shtëpi kaq të bukur.
Fatma: Eshtë shtëpia juaj ta gëzoni, këta 5 yje e meritojnë!
Erjona: I ka lot gëzimi, faleminderit shqiptarëve që kanë kontribuar për këtë shtëpi që do rris 5 fëmijët e mi. Kjo është një mrekulli!
Një surprizë ishte dhe për kryefamiljarin Gentin i cili nuk e priste këtë surprizë të organizuar nga stafi.
Elvisi: Ne gëzohemi bashke me ju! Kur shqiptarët janë bashkë kjo tregon që ne bashkë mund të bëjmë mrekullinë!
Elvisi njoftoi se familjes i janë akorduar 300 mijë lekë pension për dy vjet nga një zonjë. Shikoni videon për të parë reagimin e familjes.
Po ashtu edhe Erjonës i gjendet sërish punë në call center.


