Deputetët britanikë i kanë thënë jo për herë të tretë marrëveshjes së kryeministres Theresa May me Bashkimin Evropian, duke vendosur si datë përfundimtare të tërheqjes, datën 22 maj.
Qeveria humbi duke marrë 344 vota kundër dhe 286 pro, me një diferencë prej 58 votash.
Kjo do të thotë se Mbretëria e Bashkuar nuk ka një afat për të lënë BE-në me një marrëveshje.
Kryeministrja tha se Mbretëria e Bashkuar do të duhet të gjejë “një rrugë alternative përpara”.
Zonja May tani ka një afat deri më 12 prill të kërkojë një zgjatje të mëtejshme të procesit të negociatave për të shmangur një Brexit pa marrëveshje.
Kryeministrja u shpreh se rezultati ishte “një keqardhjeje e thellë”, duke shtuar se “kam frikë se po i arrijmë kufijtë e këtij procesi në këtë Dhomë”.
Duke iu përgjigjur votimit, Presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk shkroi: “Duke pasur parasysh refuzimin e Marrëveshjes së Tërheqjes, kam vendosur të thërras një Këshill Evropian më 10 prill.”



