• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TORTUROHET DHE MË PAS PLUMB NË KOKË”/ Kush është shqiptari i vrarë në Spanjë (EMRI+FOTO)
Home
Ekskluzive

“TORTUROHET DHE MË PAS PLUMB NË KOKË”/ Kush është shqiptari i vrarë në Spanjë (EMRI+FOTO)

29 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Torturohet dhe më pas vritet me plumb në kokë shqiptari.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një zonë të Spanjës ku trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur brend amjetit të tij në anë të rrugës. Të dhënat e para që vijnë nga mediat spanjolle tregojnë se bëhet fjalë për një ekzekutim mafioz, ndërkohë që shqiptari është gjetur dy ditë më parë. Informacionet tregojnë se bëhet fjalë për Dedë Dokajn, nga Fushë-Arrëzi, 44 vjeç. Viktima sipas të dhënave është në Spanjë prej më shumë se 15 vitesh ndërkohë që punonte badiguard po prej shumë vitesh.

Referuar të dhënave që vijnë në lidhje me Dokajn bëhet me dije se ai ishte baba i dy fëmijëve dhe se të dy fëmijët kishin lindur në Spanjë, fakt ky që tregon se viktima kishte vite që ishte rezident në shtetin spanjoll. Referuar të dhënave të pakta që ka bërë publike ditën e sotme media online spanjolle bëhet me dije se policia dhe prokuroria janë fokusuar nbë dëshmitë e bashkëshortes dhe të personave të afërt të viktimës për të hedhur dritë mbi shkakun e krimit të rëndë.

Zbulimi i ngjarjes thuhet se është bërë pasi familja ka denoncuar zhdukjen pa gjurmë të Dedës, e për pasojë vënia në lëvizje e të gjithë autoriteteve ka çuar edhe në gjetjen e trupit në makinën e tij. Ka dyshime që 44-vjeçari është ekzekutuar rreth katër ditë më parë ndërsa do të jetë ekspertiza që do të hedhi dritë mbi aktin e rëndë që i mori jetën pukjanit, Dokaj.

Media spanjolle “La Verdad” raportoi ditën e sotme për një vrasje të ndodhur në zonën e Totanas. Sipas medias në fjalë, vrasja ka qenë e tipit mafioz. Oficerët e policisë thanë se viktima është një shqiptar, me profesion truprojë. Ai është vrarë brenda makinës së tij dhe plumbi i ka “tejkaluar kafkën”. Ajo që hetuesit dyshojnë është nëse viktima është vrarë në po të njëjtin vend ku u gjet trupi, apo është vrarë në tjetër vend dhe ia kanë lënë trupin në vendin ku u gjet.

Sipas hetuesve spanjollë, shqiptari mund të jetë vrarë për shkak të armiqësive në punën e tij si truprojë ose për hesape në trafikun e drogës. Trupi i këtij burri u gjet në mesditë të mërkurën gjatë rrjedhës së lumit Guadalentín me shenja të dukshme të dhunës dhe një të shtënë në kokë

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KISHTE MBAJTUR TË FSHEHTË/ Rike Roçi prezanton të dashurin misterioz (FOTO)
Previous article E BUJSHME NGA SPANJA/ Një shqiptar mbërrin në Madrid për të përforcuar klubin... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT