• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MEDALJE NDERI”/ Për efektiven që ju këputën gishtërinjtë në protestën e PD! Lleshaj bën paralajmërimin e fortë
Home
Politikë

“MEDALJE NDERI”/ Për efektiven që ju këputën gishtërinjtë në protestën e PD! Lleshaj bën paralajmërimin e fortë

29 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kushdo që godet një punonjës të policisë gjatë ushtrimit të detyrës, do të dënohet rëndë. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka propozuar ashpërsim të Kodit Penal për ata që godasin punonjësit e Policisë. Këtë njoftim e dha ministri Lleshaj teksa i akordoi “Medaljen e Nderit” punonjëses së policisë Ina Nuka, e cila u plagos gjatë protestave të opozitës të 22 nëntorit 2018, përpara selisë së Kuvendit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Ministrinë e Brendshme, ku ishin të pranishëm drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe disa kolegë të repartit “Shqiponja”, ministri Lleshaj shprehu vlerësimin e tij dhe Policisë së Shtetit për kurajën dhe përkushtimin e treguar nga Nuka.

Ministri i Brendshëm lajmëroi se do të ketë shpejt ndryshime në Kodin Penal, për të ashpërsuar masën e dënimit për personat që ngrenë dorë kundër punonjësve të Policisë së Shtetit në detyrë.

“Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju falënderuar ju, Ina, për kontributin e dhënë, për modelin e mirë që keni treguar, për angazhimin tuaj në shërbim të qytetarëve, ndonëse nga qytetarë të papërgjegjshëm keni pësuar një dëm që shpresoj të jetë reduktuar tashmë me kalimin e kohës. E kam thënë dhe herë të tjera, që ndjehemi mirë që kemi oficerë policie të tillë që kanë përkushtim, kanë patriotizëm, kanë kurajë, kanë profesionalizëm dhe për këtë arsye kam vendosur që në shenjë mirënjohje t’ju akordojë një “Medaljen e Nderit” të Ministrit të Brendshëm, duke ju thënë që përmes saj shpreh gjithë konsideratat dhe vlerësimin tim si ministër i Brendshëm, por edhe të Ministrisë së Brendshme dhe të gjithë Policisë së Shtetit, për angazhimin tuaj. Shpresoj që këtë angazhim ta vazhdoni edhe më tej duke i dëshmuar dhe duke i perfeksionuar vlerat që ju kanë karakterizuar si dhe duke dhënë shërbim e kontribut për modernizimin e mëtejshëm të Policisë tonë të përbashkët”, u shpreh ministri Lleshaj.

Punonjësja e policisë Ina Nuka u shpreh se ndihej e nderuar për vlerësimin e treguar dhe shtoi se ëndrra vijon të jetë Policia e Shtetit, krah kolegëve.

“Ndoshta fjalët janë të tepërta, por thjesht dua t’ju falënderoj të gjithëve për mirënjohjen dhe nëse kam një ëndërr apo vazhdoj të kem, nuk është të jem këtu e të mbajë fjalime para jush, por është të jem aty, në mes të kolegëve të mi”, tha ajo.

Ina Nuka u plagos me një kapsollë, të hedhur nga tubuesit në protestën e Nëntorit të kaluar dhe iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të specializuara mjekësore në Turqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Një shqiptar mbërrin në Madrid për të përforcuar klubin... (FOTO)
Previous article PAS LAMTUMIRËS SË SALIHIT/ Skënderbeu ka një mesazh dhe “kartolinë" emocionuese (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT