Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria është e gatshme për t’iu përgjigjur sfidave të reja krah NATO-s.
Gjatë fjalës së tij në 10-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Meta se Shqipëria do të vijojë që të kontribuojë në të gjitha misionet
“Nuk mund ta nis këtë fjalë përshëndetëse pa iu ftuar të gjithëve për një duatrokitje për forcat ajrore të NATO-s, që jo vetëm nderuan këtë paradë sot, por sidomos për atë që bënë në 24 mars 1999.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vite më parë përbën një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Një mirënjohje të veçantë atyre burrave e grave në uniformë që udhëhoqën këtë arritje.
Një falënderim të veçantë sot e kam për presidentin e SHBA-ve George W. Bush që me vizitën e tij në Tiranë frymëzoi përpjekjet për arritjen e këtij qëllimi. Shqipëria ka marrë angazhimin për modernizimin e reformimin e FA-ve.
Si president i Republikës do mbështes çdo nismë, çdo projekt që i shërben forcimit të kohezionit të Aleancës. Jam i bindur që rritja e buxhetit do mbetet përparësi. Lufta kundër terrorizmit kombëtar, emigracionit të paligjshëm, sulmeve kibernetike kërkojnë më shumë angazhim nga vendet tona”, deklaroi Presidenti Meta.
tha Meta.


