Protestues të ndryshëm kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë tek ministria e Brendshme. Disa gra janë ndaluar nga punonjëset e policisë gra, për t’i larguar menjëherë nga rrethimi i sigurisë pasi kujtojmë se në Ministrinë e Brendshme sot mbërrin një delegacion holandez.
‘Kemi marrë leje për të protestuar, paqësore, por nuk na lejojnë, parlamenti është i rrethuar nga populli. Mund të vendoset dorë ndaj grave dhe vajzave? Kjo është e tmerrshme, policia ka vendosur dorë mbi gratë!”, tha Vokshi.