Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen ‘Hasan’ të Fushë Krujës. Lënda plasëse i është vënë një makine të parkuar në oborrin e shtëpisë.
Makina është në pronësi të shtetasit Afrim Cekut, i cili sipas policisë nuk raportohet të ketë konflikte me njeri. Fatmirësisht nga shperthimi nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.


