• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
50 VITE NGA ZBARKIMI I NJERIUT…/ Edhe SHBA do të rikthehet në Hënë
Home
Mister

50 VITE NGA ZBARKIMI I NJERIUT…/ Edhe SHBA do të rikthehet në Hënë

27 March, 2019 k.autor Mister

Pas Rusisë dhe Kinës, edhe Shtetet e Bashkuara njoftuan planet për të ndërtuar një stacion të përhershëm në Hënë. Lajmi u dha nga zv./presidenti Mike Pence në 50-vjetorin e zbarkimit të njeriut të parë në Hënë. Objektivi për të arritur Hënën, reflekton dëshirën e presidentit Trump në prag të shpalljes së kandidaturës për t’u rizgjedhur.

Në 50-vjetorin e zbarkimit të njeriut të parë në Hënë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po bëhen gati të rikthehen në satelitin natyror të Tokës brenda 5 viteve të ardhshme.

Zëvendëspresidenti,Mike Pence, tha gjatë një fjalimi në qendrën hapësinore dhe raketore Huntsville të Alabamës se objektivi i NASA-s për t’u rikthyer në Hënë në vitin 2028 nuk ishte aq ambicioz.

Sipas tij edhe në vitin 1962 kishte nga ata që mendonin se misioni ishte shumë i rrezikshëm dhe i shtrenjtë.

“Ka ardhur koha që të hedhin e madh përpara dhe të kthejmë astronautët në Hënë dhe të ngremë aty një bazë të përhershme për të zhvilluar teknologjitë që do të mund t’i çojnë amerikanët në Mars e përtej”.

Por caktimi i këtij objektivi, që me shumë gjasa do të kushtojë dhjetëra miliardë dollarë, vjen në një kohë kur NASA po has vështirësi financimi dhe vetëm me ndihmën e kompanive private ka rifilluar dërgimin e astronautëve në hapësirën kozmike.

Objektivi për të arritur Hënën, reflekton dëshirën e presidentit Donald Trump për të ringjallur krenarinë kombëtare në prag të shpalljes së kandidaturës për t’u rizgjedhur.

Gjithashtu Uashingtoni synon t’i kundërpërgjigjet Rusisë dhe Kinës në një garë të mundshme të dërgimit të armatimeve në hapësirë.

Objektivi është ambicioz, por në projektbuxhetin e fundit, administrata e presidentit Trump propozoi reduktimin e financimeve për zbulimet kozmike me 15 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIM I FSHEHTË BASHA-META/ Koordinojnë si do vazhdojë protesta e opozitës?
Previous article PIKETON PASARDHËSIN E RAMSEYT/ Arsenal kërkon firmën për mesfushorin e Italisë...

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT