• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROÇES I MONTUAR”/ Ish-ministri i LSI-s mbron Tahirin: Unë jam nga ata…
Home
Politikë

“PROÇES I MONTUAR”/ Ish-ministri i LSI-s mbron Tahirin: Unë jam nga ata…

27 March, 2019 F.autor Politikë

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani i ka dalë në mbrojte Saimir Tahirit  për hetimet ndaj këtij të fundit. Manjani në një reagim në Facebook  shprehet se procesi gjyqësor ndaj Tahirit po fshin të vërtetën dhe është i montuar. Manjani thekson se mbi shpatullat e Tahirit u vunë përgjegjësi që në fakt nuk janë të tij.

“Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore… Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë.

Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.”, shprehet Manjani.

Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi gjykim e dosjes së përgatitur nga Prokuroria për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Pas këtij vendimi Tahiri tha  se drejtësia nuk e bën gjithmonë punën e saj por megjithatë ai nuk do ta pranonte kurrë që të ishte kurban i saj.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Një proces që po fshin të vërtetën.
————-
Vijoj të kem bindjen se proçesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proçes dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç’është më e rënda ku proçes dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqsor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.

Nga ky këndvështrim, proçesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por proçesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.

Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:
1. Si ndodhi që u kanabizua vendi masivisht?
2. A kishte një projekt, plaformë apo program?
3. Kush e drejtoi këtë proçes?
4. Kush ishin kultiviesit?
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
6. Kush e mblidhte Produktin?
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?
9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.

Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!

Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë llogjika.

Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajsia është gjëja e duhur në këtë kontekst.

Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizur shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.

Kjo është e pa pranueshme!
E poshtër madje!

Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDARJA NGA JETA E FUTBOLLISTIT ALI MEMA/ Rama: Emblemë e Tironës, u prehsh në paqe mik (Foto)
Previous article NDAHET NGA JETA ISH-FUTBOLLISTI I TIRANË ALI MEMA/ Meta: Do të mbahet mend nga të gjithë sportdashësit

F.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT