Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar perfundimin e nje vizite, sipas tij, shume te rendesishme ne France.
Me nje shenim ne Twitter, Lleshaj sqaron ka takuar homologun Christophe Castaner me te cilin kane bërë bilancin e marrëdhënieve dhe piketuan hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.
Shenimi i Lleshajt
Përfundova një vizitë shumë të rëndësishme në Francë.
Me Ministrin e Brendshëm Christophe Castaner bëmë bilancin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe piketuam hapa të tjerë të rëndësishëm për të ardhmen.
Mbështjetja e Francës për integrimin europian të Shqipërisë, bllokimi i emigracionit të paligjshëm drejt Francës dhe lufta kundër krimit të organizuar janë fushat e bashkëpunimit të ardhshëm.
Pres me kënaqësi vizitën e Castaner në Tiranë së shpejti



