Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar në stacionin e policisë, pasi kishte kishte shkuar aty për të përkthyer shokun e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Dülmen, Gjermani. Mikut të shqiptarit 19 vjeçar në procesin gjyqësor nga java e kaluar, vazhdimi i mbajtjes së dënimit i ishte shndërruar në dënim me kusht. Kështu, ai shkon në stacionin policor të qytetit Dülmen për të marrë veshmbathjet që ia kishin mbajtur kur ishte dënuar.
Bashkë me të shkon në rolin e përkthyesit, bashkëatdhetari i tij, 19 vjeçar. Mirëpo, ai nuk kishte mundur të imagjinonte se atje do ta kontrollonin edhe atë, shkruan albinfo.ch, transmeton Newsbomb.al.
Policët i kërkuan të dhënat personale 19-vjeçarit. Dhe gjatë kontrollit doli se atij, në mars të vitit 2018 i ishte shqiptuar dënimi për të lënë Gjermaninë për shkak të një numri veprash penale të kryera në këtë shtet.
Për më tepër, në vendim shkruhej se atij i ndalohej hyrja në Gjermani edhe për pesë vitet në vijim. Kështu, policët e arrestuan përkohësisht 19 vjeçarin dhe informuan autoritetet për të huaj lidhur me rastin.
Këta të fundit dhanë përmes gjykatës kompetente në Coestfeld një urdhër-arrest dëbimi.


