Në Prishtinë ka ndodhur një ngjarje e rrallë, ku në ditën e përvjetorit të 20-të të përvjetorit të bombardimit të NATO-s ndaj Serbisë, lindi një djlaë, të cilët prindërit i vendosën me emrin NATO.
Pasi ka lindur më datë 24 mars, në 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Serbi, fëmija i lindur në familjen Berisha është emëruar me emrin Nato.
Ky nuk është rasti i parë që fëmijët e lindur në Kosovë të emërohen me emra që simbolizojnë ndihmën e Amerikës dhe NATO-s për Kosovën, pasi ka shumë kosovarë me emra si Bill Clinton, Tony Blair, Richard (për nder të Richard Hollbruk) apo edhe Medlin, për shkak të Medlin Allbrajt (Madeleine Albreight).


