• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRASËS ME PAGESË SI PROFESION I RI NË SHQIPËRI/ Nga 22 vjeçari nga Fieri tek… (FOTOT)
Home
Ekskluzive

“VRASËS ME PAGESË SI PROFESION I RI NË SHQIPËRI/ Nga 22 vjeçari nga Fieri tek… (FOTOT)

27 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Jurgen Kurti, 26 vjeçari që punonte si menaxher vip-ash në Tiranë u ekzekutua mbremjen e së hënës më 18 mars teksa po shkonte në shtëpi.

Duke qënë se Kurti ishte emër I njohur për policinë pasi mbi të rëndonin d yakuza të rënda për vrasje ndonëse të paprovuara, dyshimet fillimisht u dukën “të lehta”.

Por nuk rezultoi kështu. Një javë më vonë, janë zbuluar edhe atentatorët e tij duke ndryshuar kështu krejtësisht rrjedhën e ngjarjes.

Ata janë katër, dhe mosha e tyre është ajo që bie më shumë në sy. Kjo pasi janë fare të rinj dhe janë vrasës me pagesë sipas policisë.

Këtë gjë duket se e kanë pranuar edhe ata vetë, ndonëse nuk kanë dhënë emrin e porositësit të tyre. Dyshohet se kanë marrë 30 mijë euro.

Njëri prej tyre është 22 vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Megjithatë, kjo nuk duket të jetë hera e parë që një I ri në moshë mban titullin e “vrasësit me pagesë”.

Kujtojmë këtu vrasjen e Emiljano Boçit në 2018, dhe vrasësin me pagesë Hektor Xheçuka.

 

Julian Sinanaj, i konsideruar si “killeri” i grupit kriminal që ka vepruar në Vlorë dhe Tiranë gjatë viteve 2012-2014. I akuzuari kryesor për dy vrasje dhe katër tentativa vrasjesh me armë dhe eksploziv ka dëshmuar me detaje në datën 25 tetor 2014 për mënyrën si i ka kryer atentatet, planifikimin e tyre dhe kush kanë qenë porositësit e krimeve.

Në rrëfimin e tij me detaje, i dyshuari si vrasës me pagesë shpjegon se gjatë gjithë kohës ka pasur dyshime se porositësit e atentateve mund ta vrisnin pasi nuk kishte besim tek ata, ndërsa shton se e ka nisur aktivitetin kriminal i shtyrë nga gjendja e keqe ekonomike pas kthimit nga Greqia.

Edhe në rastet ku nuk paguhen realisht nga porositësi ndonëse kryejnë vrasje, të rinjtë shqiptar duket se kanë tendencën ta paraqesin veten si të tillë duke krijuar kështu “profesionin” e ri në Shqipëri.

I tillë ishte rasti i Qemal Selës nga Peshkopia që vrau prindërit e tij dhe në rrjete sociale shkruante se ishte vrasës me pagesë.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ E mërkurë, 27 mars: Gjatë pasdites priten reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin
Previous article "FUQIA" E PASHAPORTËS/ Shqipëria PROGRES me 28 vende gjatë 10 viteve të fundit

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit” Aktualitet

PROTESTA/ Sërish shoqërime nga efektivët, rezistenca e studentëve vazhdon. Forcat e policisë zhvendosen nga “Rruga e Durrësit”

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit Aktualitet

E RËNDË/ Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT