• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndryshon procedura e marrjes rekomandimi nga mjeku i familjes. Ja si do veprohet
Home
Sociale

Ndryshon procedura e marrjes rekomandimi nga mjeku i familjes. Ja si do veprohet

14 December, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Pas kartës së shëndetit, edhe rekomandimet që lëshohen nga mjeku i familjes nuk do të jenë më dorazi, por do të mundësohen nëpërmjet sistemit elektronik. Një gjë e tillë do të bëhet e prekshme përmes përfshirjes së qendrave të kujdesit parë- sor në rrjetin e ri të referimit elektronik të konsultave.

Nëpërmjet kësaj nisme, qytetarët nuk do të kenë më të nevojshme të marrin rekomandime në letër, pasi ato do të gjenerohen automatikisht nga sistemi. Për Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, projekti synon eliminimin e çdo burokracie që rëndon mbi qytetarët, në formën e sorollatjeve dhe vonesave në shërbime.

Ndërkohë, brenda vitit të ardhshëm pritet që të përmbyllet edhe projekti për aplikimin e recetave elektronike, i nisur dy vite më parë, por që ende nuk është finalizuar. Me anë të kësaj praktike, shmangen jo vetëm gabimet mjekësore, por njëherazi kursehet kohë. Në 2018, po ashtu, analizat falas që ofrohen nga spitalet publike, do të dyfishohen.

Projekti për dhënien me koncesion të laboratorëve, i kontestuar nga grupet i interesit, do të nisë zbatimin, pavarësisht kundërshtive. Për ministren, bashkëpunimi me privatin është mënyra për të rritur numerikisht jo vetëm shërbimet, por edhe cilësinë.

“Përmes partneritetit publik privat, nga viti i ardhshëm zgjerojmë gamën e analizave laboratorike në shërbimin publik, nga 20-70 lloje analizash, që ofrohen sot, në 164 teste, duke 3-fishuar analizat që do të kryhen falas në spitalet publike. Jo vetëm do të zgjerojmë gamën e analizave, por do te vendosim një standard të ri të certifikuar të shërbimit laboratorik”, tha Manastirliu gjatë prezantimit të strategjisë së shëndetësisë për 4 vitet e ardhshme, prezantuar ditën e mbulimit shëndetësor universal.

Dyndjet dhe kaosi aq shumë i diskutuar, kur bëhet fjalë për spitalet universitare, ka vënë në jo pak raste në udhëkryq qeverinë në gjetjen e zgjidhjeve që do të minimizonin problemin. Por me sa duket, edhe në strategjinë e 4 viteve të ardhshme, nxitja përmes bonusit është alternativa që do t’u ofrohet mjekëve për të përmbushur mungesën e specialistëve në rrethe njëherazi për të frenuar ardhjen e pacientëve deri në Tiranë.

“Kemi gati planin për spitalet universitare, të cilat do të nisin zbatimin e një modeli të ri patronazhimi dhe bashkëpunimi me spitalet rajonale në vend, duke plotë- suar mbi baza ditore nevojat me mjekë specialistë, sipas asaj që kanë spitalet rajonale.

Incentivat financiare dhe bonuset që kemi përcaktuar do të jetë instrumenti që do mundësojë shpërndarjen e mjekëve aty ku është nevoja, pra, spitalet universitare do të dërgojnë në ditë të caktuara mjekë specialistë për të dhënë shërbim të specializuar në spitalet rajonale e për të shmangur kështu mbingarkesën në spitalet e Tiranës, por mbi të gjitha, për të afruar shërbimin mjekësor aty ku është nevoja”, tha Manastirliu, e cila paralajmëroi edhe transformimin e spitaleve bashkiake, që pritet të kthehen në qendra me shërbimet bazë dhe urgjencë 24 orë./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këto foto të Fanny Negueshes do ta “çmendin” Mario Balotellin
Previous article Manchester City ecuri të 'frikshme' në kampionat, por ja me cilin ekip e ka vendosur rekordin Guardiola

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT