Pas publikimit te te dhenave nga Banka e Shqiperise ku tregohet se ne vitin 2018 investimet e huaja ne Shqiperi per here te pare ishin ne nivelin 1 miliard Euro, ka reaguar edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj.
Me ane te nje reagimi ne Facebook, Ahmetaj shprehet se ky është një tjeter tregues pozitiv për mbylljen e suksesshme të vitit që lamë pas, në termat e treguesve ekonomikë.
Nga ana tjeter, Ahmetaj teksa shpalos shifrat e investimeve, thekson se rritja e besimit tek ekonomia shqiptare është fakt, por është dhe një alert i rëndësishëm për nevojën e vazhdimit të konsolidimit fiskal dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, për të ruajtur performancën pozitive të treguesve
POSTIMI I PLOTE:
Super ecuri e investimeve të huaja direkte në vitin 2018, duke kapërcyer për herë të parë nivelin mbi 1 miliardë euro.
Ky është një tjeter tregues pozitiv për mbylljen e suksesshme të vitit që lamë pas, në termat e treguesve ekonomikë.
Në tremujorin e fundit 2018, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti 273 milionë euro, ose 19% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Përqendrimi kryesor është në sektorin e energjitikës (në masën 59%), të hidrokarbureve (në masën 21%) dhe ndërmjetësimit financiar (në masën 3%).
Në total, për vitin 2018 investimet e huaja kapën vlerën rekord 1,02 miliardë euro, ose 14% më shumë se totali i vitit 2017 (rreth 900 mln euro).
Rritja e besimit tek ekonomia shqiptare është fakt, por është dhe një alert i rëndësishëm për nevojën e vazhdimit të konsolidimit fiskal dhe përshpejtimit të rritjes ekonomike, për të ruajtur performancën pozitive të treguesve.