• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SITUATA E PAZAKONTË/ Drejtori i Përgjithshëm i EC flet për zjarret: Të gjitha vatrat kanë qenë…
Home
Aktualitet
Kronikë

SITUATA E PAZAKONTË/ Drejtori i Përgjithshëm i EC flet për zjarret: Të gjitha vatrat kanë qenë…

25 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Haki Çako ka folur për situatën e pazakontë me zjarret në vend, ku deri më tani dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të shumta.

Në një deklartë për mediat, Çako u shpreh se prej datës 3 mars janë konstatuar 69 vatra zjarri, të cilat kanë djegur  167 hektarë. Këtë situatë ai e ka cilësuar të pazakontë, ndërsa shton se të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut.

 

Haki Cako

“Për 22 ditë janë djegur sipërfaqe me kullota, pemëtari dhe  pyje, të konsideruara si zona të mbrojtura duke sjellë pasoja shumë  të mëdha si në ekonomi ashtu edhe në mjedis. Sipas analizës së EC kjo situatë është e qëllimshme. Të gjitha vatrat e zjarrit janë ndezur nga dora e njeriut”, tha Çako.

Ai shtoi më tej se autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit, ndërsa theksoi se

“Autoritetet vendore heshtin, kur bëhet fjalë për marrjen e masave parandaluese për raste të tilla apo për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësive të shkaktarëve të zjarrit. Për të gjithë ata drejtues vendorë të cilët bëjnë veshin shurdh ju rikujtoj ligjin për “Për emergjencat civile , “Ligjin për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi”, si dhe të gjitha akteve të tjera ligjore dhe nënligjore. Pushteti vendor është përgjegjësi direkt për  organizimin e masave parandaluese, ruajtjen e sipërfaqeve pyjore dhe kullotave dhe identifikimin e vatrës fillestare dhe autorëve me përgjegjshmëri maksimale.

Të gjitha strukturat shtetërore, institucionet e pushtetit vendor dhe komuniteti, jo vetëm që duhet të kontribuojnë në parandalimin dhe eleminimin e këtyre fenomeneve, por edhe të denoncojnë në kohë, të gjithë autorët e zjarrvënies . Çdo neglizhencë në këtë drejtim ju ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë, pasi rrezikohen të krijohen precedentë të rrezikshëm që cënojnë sigurinë e komunitetit dhe pasurisë së përbashkët kombëtare. Kërkojmë nga Policia e shtetit dhe Prokuroria  një bashkëpunim më efikas në identifikimin, ndalimin dhe arrestimin e të gjithë autorëve të zjarrvënieve me dashje dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore”, u shpreh ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article XHEPA TË POSAÇËM NË MAKINË/ Ja ku u fsheh droga me vlerë 100 mijë euro dhe një pistoletë, në kërkim shqiptari
Previous article MANDATET/ Kur Sali Berisha në 2015 e quante braktisjen e parlamentit koncept monist dhe allogjizëm të... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT