Pas nismës së qeverisë për punësimin e 1000 studentëve ekselentë në administratë në kuadër të paktit për universitetin, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në ditët në vijim do të ketë një tjetër thirrje. Ai u shpreh se studentët ekselentë do të rekrutohet në shërbimin diplomatit, pasi trupi ka nevojë për një pastrim të thellë nga nepotizmi dhe klientelizmi.
“Për pak ditë do të ketë një thirrje tjetër për studentët që kanë mbaruar me 9-ta dhe 10-ta në shërbimin diplomatit, në ristrukturimin për të goditur nepotizmin dhe klientelizimin e së shkuarës. Kemi bërë një pastrim që nuk mjafton, pasi do të shkojmë më thellë. Edhe aty thirrja do të jetë për më të mirët. Bordet ndryshuan tërësisht, si reflektim i kërkesës së studentëve dhe që nuk u treguan në lartësinë e duhur në raport me përgjegjësinë” tha ai.
Deklaratat kryeministri Rama i bëri gjatë aktivitetit ku njoftoi se një tjetër pikë e rëndësishme e protestës studentore zbatohet në afat sipas angazhimit të shkruar në Paktin për Universitetin; Portali i Transparencës Universitare u-transparenca.al një instrument për garantimin e kontrollit dhe transparencës në institucionet e arsimit të lartë. Rama u shpreh se shpreson që universitetet ta vënë në funksionim dhe studentët ta monitorojnë në vijim, së bashku me qeverinë.


