• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIKIMI RUS NË SHBA/ Publikohet raporti hetimor përfundimtar për Trump
Home
Nderkombetare

NDIKIMI RUS NË SHBA/ Publikohet raporti hetimor përfundimtar për Trump

24 March, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Këshilltari special Robert Mueller nuk gjeti që anëtarë të fushatës së Donald Trump komplotuan me Rusinë, tha prokurori i përgjithshëm William Barr të dielën.

Mueller gjithashtu nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar Presidentin Trump se ka kryer krim, por ndërkohë, nuk e shfajëson atë.

“Hetimi i këshilltarit të posaçëm nuk gjeti që fushata e Trump apo dikush që shoqërohej me të kishte komplotuar ose ishte koordinuar me Rusinë në përpjekjet e saj për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara,” thuhet në letrën e Barr dërguar në Kongres.

Barr dhe zëvendësi i Prokurorit të Përgjithshëm Rod Rosenstein kanë vendosur që provat nuk janë “të mjaftueshme” për të mbështetur një ndjekje penale të Presidentit për ta akuzuar atë për pengim të drejtësisë.

“Derisa ky raport nuk arrin në përfundimin se Presidenti ka kryer krim, ai gjithashtu nuk e përjashton atë,” citohet të ketë shkruar Barr Mueller.

Presidenti shkoi përtej përfundimeve të letrës së Barr dhe tha se gjetjet e lirojnë atë nga akuzat.

“Nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë, nuk ka pasur pengim të drejtësisë, shfajësim total”, shkroi Trump në Twitter.

“U njoftua vetëm se nuk kishte bashkëpunim me Rusinë … nuk kishte asnjë marrëveshje me Rusinë, nuk kishte asnjë pengesë, asnjë gjë”,tha Trump para gazetarëve përpara se të kthehej në Uashington nga West Palm Beach, Florida. “Ishte një turp që vendi ynë duhej ta kalonte. Të jem i sinqertë, është një turp që Presidenti juaj ju desh ta kalonte”.

Ekipi i Mueller nuk ka plane për të nxjerrë aktakuza të reja.

“Raporti nuk rekomandon aktakuza të mëtejshme, as këshilli special nuk ka aktakuza të mbyllura që nuk janë bërë publike ende “, thuhet në letër.

Në tërësi, ekipi i Mueller intervistoi rreth 500 dëshmitarë dhe mori më shumë se 3.500 thirrje dhe urdhëresa të llojeve të ndryshme dhe 13 kërkesa për prova nga qeveritë e huaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUAT MEMELLI/ Himni shqiptar, aty ku nuk e prisja
Previous article U DËMTUA NË NDESHJEN ME VENEZUELËN/ Ja kur pritet të kthehet në fushë "Pleshti"

F.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT