• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASTRIMI I PARAVE/ Si u bë indiani, konsull në Afrikë? Zbardhen procedurat e ndjekura edhe për nënshtetësinë
Home
Breaking News

PASTRIMI I PARAVE/ Si u bë indiani, konsull në Afrikë? Zbardhen procedurat e ndjekura edhe për nënshtetësinë

23 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Skandali i dy vëllezërve indianë që kërkohen nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve amerikanë, përfshin institucionet më të larta në Shqipëri.

Sipas mediave indiane, arrestimet e para për skandalin e “Sterling Biotech” janë kryer në nëntor të vitit 2017. Dy muaj më vonë, në janar të 2018-ës Byroja Qendrore e Hetimeve në Indi, listoi si të kërkuar dy vëllezërit, Nitin dhe Chetan Sandesara.

 

Por edhe pse ishte në kërkim Nitin Sandesara ia doli që një muaj më pas të merrte nënshtetësinë shqiptare, përmes një procedure të veçantë, siç informoi zyra e presidentit.

230319_INDIANET_15_12

“Janë zbatuar procedurat ligjore me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, për shkak të angazhimit për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”, thuhej në reagimin zyrtar të Presidencës.

Pra ministria e Blendi Klosit ka propozuar që dy vëllezërit në kërkim për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve, të pajisen me shtetësi shqiptare me argumentin se do të kryenin investime në Shqipëri.

Por skandali thellohet më tej. Pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare, Nitin Sandesara zgjidhet nga ministria e Jashtme si Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Sipas Ceremonialit Zyrtar, konsulli i nderit emërohet me propozim të ambasadës ose ministrisë së Jashtme të vendit pritës, pra në këtë rast nga ministria e Jashtme e Nigerisë ose ambasada e këtij shteti në Romë.

Duke sqaruar këtë procedurë si reagim ndaj skandalit të publikuar në Top Channel, ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati hoqi përgjegjësinë nga vetja duke theksuar se verifikimi i konsujve i takon një strukture tjetër.

“Procedurat për emërimin e konsujve të nderit janë të përcaktuara qartë. Në çdo rast janë agjencitë e specializuara që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit”, tha Bushati në reagimin e tij.

Ish ministri i Jashtëm Bushati dje ka bërë leksion gazetarie, duke e fshehur përgjegjësinë pas institucioneve të tjera, por ai duhet të tregojë sa ishte çmimi i këtij emërimi, pasi natyrisht indiani u zgjodh të bëhet konsull në Afrikë, jo sepse ishte diplomat, as sepse kishte dashuri për Shqipërinë, por sepse ishte i pasur.

Dështimi i organeve të rendit dhe SHISH-it për të verifikuar pastërtinë e Nitin Sandesaras, është njëra anë e skandalit. Ana tjetër është se në koordinim të përbashkët, dy ministri të qeverisë shqiptare, ajo e Turizmit, e drejtuar nga Blendi Klosi dhe ministria e Jashtme në atë kohë e drejtuar nga Ditmir Bushati, i kanë dhënë imunitet diplomatik një personi, i cili ka vjedhur 1 miliardë dollarë, një pjesë e të cilave ishin vendosur që të pastroheshin në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDRYSHIMI I KUFIJVE/ Haradinaj intervistë për “Der Spiegel”: Përgatisni tragjedi të reja nëse...
Previous article "DJAJTË E KUQ" TAKON TALENIN ANGLEZ/ Oferta 70 milionë paund thyejnë konkurrencën e PSG-së, pritet akordi

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit Aktualitet

E PSOJNË KEQ/ 5 kg drogë në makinë, policia vë në pranga dy persona në Tiranë, heroinë dhe kokainë drejt Durrësit

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin Aktualitet

"NUK E DIJA PËR LIDHJEN"/ Flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT