• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SI U EKZEKUTUA RAVIK GURRA/ Avokat i Shullazit e mik i Çapjave, autori i maskuar pasi e qëlloi….
Home
Aktualitet
Kronikë

SI U EKZEKUTUA RAVIK GURRA/ Avokat i Shullazit e mik i Çapjave, autori i maskuar pasi e qëlloi….

23 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja nga ekzekutimi me plumb në kokë i Ravik Gurras, avokati i Emiljano Shullazit dhe mik i familjes Çapja.

Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:35, në një lokal në qendër të Elbasanit.

Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori dyshohet se i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Personi i maskuar është larguar me shpejtësi, duke hipur në një makinë, në të cilën e priste pak metra më tej personi që e ndihmoi për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas krimit të rëndë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë së Elbasanit, oficerë kriminalistë e të Krimeve të Rënda, si dhe një grup i nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Pak minuta pas ngjarjes, është gjetur e djegur në dalje të Elbasanit makina tip “Benz”, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët. Nga verifikimet rezultoi që automjeti ishte vjedhur pak kohë më parë në Fushë-Krujë.yhbn-770x441

NGJARJA

“Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje, si dhe po krehin zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes”, tha zyrtarisht Policia në njoftimin paraprak për ngjarjen.

Më pas, burimet konfirmuan se viktima është avokati i njohur Ravik Gurra, i cili së fundmi ishte mbrojtësi i Emiljano Shullazit në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
ee5ebf56-02ee-4d27-9888-fed48abd07b2

78f0d3b5-7c7b-4d02-86da-33655e65cdd9911bf314-0b56-4da9-947d-1e332edd43c7fdae0fd2-b6ea-4063-8cc5-6b8bbb8ca0a3

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DISFATA ME TURQINË/ FSHF shkarkon Panuccin
Previous article SHTONI NË PESHË DHE.../ Ja çfarë duhet të dish për efektet e kontraceptivëve

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT