• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E 7 VJEÇARIT SHQIPTAR/ Xhaxhai: Nuk kemi asnjë pse. Çfarë u zbulua për autoren
Home
Breaking News

VRASJA E 7 VJEÇARIT SHQIPTAR/ Xhaxhai: Nuk kemi asnjë pse. Çfarë u zbulua për autoren

23 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas ngjarjes së tronditi Bazelin dhe Zvicrën, ku nje grua ne moshe theri me thike te voglin 7 vjecar nga Kosova, kanë filluar të dalin edhe detaje te tjera.

vendi

 

Autoritetet po bëjnë dhe ekzaminimin psikik të të moshuarës. Siç shkruan ‘Blick’, pensionistja 75-vjeçare ka qenë nën kujdestarinë e autoriteteve përkatëse, ndërsa raportohet se ka mbi 100 mijë franga borxh, përcjell albinfo.ch.

Prokurorët nuk kanë dhënë shumë detaje, pasi rasti është duke u hetuar. Dihet se ajo është shtetase zvicerane. Ajo së paku që nga viti 2008 ka qenë nën kujdestari, ndërsa ka pasur mbi 100 mijë franga borxh. 75-vjeçarja ishte në asistencë, kurse gjithashtu ka pasur një procedurë falimentimi, shkruan tutje albinfo.ch.

Raportohet se deri në qershor të vitit 2018, pensionistja jetoi në një banesë, e cila është pak më shumë se një kilometër larg vendit të ngjarjes, derisa më pas nuk dihet se ku ka jetuar.

Nëna e djaloshit është shprehur e shokuar me atë se çfarë ndodhi, derisa në lidhje me rastin ka folur edhe Sylë Mahmuti, xhaxhi i viktimës.

“Kur dëgjuam lajmin se çfarë kishte ndodhur, ishte tronditje për ne”, është shprehur ai për “The Associated Press”, përcjell albinfo.ch.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk po dihen, derisa hetimet janë duke vazhduar. “Nuk kemi mundur të gjejmë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur me të vërtetë, si ka ndodhur”, ka thënë Mahmuti në shtëpinë e tij në Lipjan. “I vetmi informacion që e kemi marrë është se ai është qelluar në qafë”, ka thënë ai.

Ai thotë se nuk pasur ndonjë problem në Zvicër dhe nuk e di arsyen pse ka ndodhur një rast i tillë. “Ka shkuar në shkollë si fëmijët e tjerë, dhe në 12:45 ai ka dalë nga shkolla, e gjatë rrugës ka hasur në plakën 75 vjeçare. Thashethemet që i kemi dëgjuar na kanë thënë se ka pasur njëfarë përleshjeje, por nuk dimë më shumë”, ka nënvizuar ai.

Autoritetet ende janë duke e hetuar rastin e kësaj ngjarje tragjike dhe nuk kanë dhënë shumë informacione, kurse janë duke kërkuar edhe dëshmitarë.

Ambasada ngushëllon familjen

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, ka marrë lajmin e hidhur dhe shumë të rëndë, për vrasjen mizore të fëmijës I. Mahmutit, i lindur më 03.12.2011, nga Komuna e Lipjanit. Ai u vra dje me armë të ftohtë në rrugë, pak pas orës 12 të ditës, kur kishte përfunduar mësimin e paradites në shkollë dhe ai shkonte në banesën e tij.

Ambasadorja Nazane Breca, në emër të saj, në emër të Ambasadës dhe gjithë stafit dioplomatik, konsullor dhe stafit teknik, familjes së Mahmuti nga Lipjani, me banim dhe punë në qytetin e Baselit, i shpreh ngushëllimet më të thella për këtë tragjedi familjare! Kjo vrasje e ka tronditur komunitetin e madh shqiptar në Zvicër, ka tronditur gjithë Kosovën, banorët e Baselit dhe gjithë qytetarët zviceranë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, në mëngjesin e ditës së sotme, ka autorizuar një diplomat të saj që të kontaktojë dhe të jetë afër familjes, të ofrojë ndihmën e duhur e të nevojshme në këto çaste të rënda që po përjeton familja e fëmijës së vrarë, si dhe të merren informacionet zyrtare nga organet përgjegjëse të Kantonin të Baselit për këtë rast të rëndë tragjik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMENDJE/ 5 ngjyrat që po pushtojnë Instagram-in dhe që duhet ti kemi në gardërobë
Previous article "TRAJNER SKANDALOZ DHE PA MEND"/ Xhelal Mziu sulmon Panuccin dhe thumbon FSHF-në

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës Aktualitet

VRASJA PRANË “VASIL SHANTOS”/ Makina e shkatërruar në rrugë, zbulohet IDENTITETI i viktimës

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet një makinë në ecje

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve Aktualitet

PROTESTA/ Policia ndërhyn me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe pedagogëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT