• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ 30 qershori, si kufiri mes të shkuarës dhe të ardhmes!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ 30 qershori, si kufiri mes të shkuarës dhe të ardhmes!

22 March, 2019 Redaktor1 OP-ED

Kjo javë ishte shumë e rëndësishme në aspektin politik, për të dhënë përgjigje dilemave pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe për të dalë nga sistemi parlamentar në Shqipëri. Ishte një kufi kohor që qartësoi njëherë e përgjithmonë, pozicionin e të gjitha palëve, aktorëve dhe faktorëve vendas e të huaj në këtë histori.

Ajo që është mëse e qartë tashmë, pa asnjë dilemë dhe ekuivok, është se opozita ish Parlamentare në Shqipëri, ka me vete në këtë qasje të paprecedentë, vetëm Presidentin e Republikës. Të gjithë të tjerët, përfshi opinionin publik, mazhorancën dhe ndërkombëtarët në Tiranë dhe në çdo qendër tjetër të vendimarrjeve të rëndësishme për shqiptarët, janë kundër aventurës vetvrasëse të lidershipit të PD, LSI dhe partive të tyre aleate.

Këtë javë KQZ vijoi jo vetëm me dhënien e mandateve për deputetët e rinj nga radhët e opozitës, numri i të cilëve në total tani po arrin në në Parlament, në 100 mandate përfaqësimi. Kjo do të thotë se ekzistojnë praktikisht të gjitha numrat për të miratuar çfarëdolloj vendimarrje kushtetutese dhe për të miratuar çdo ligj dhe çdo reforme që i nevojitet vendit, përfshi këtu që nga zgjedhja e Prokurorit të ri të Përhershëm, çdo ligj në funksion të reformës së drejtësisë edhe atë elektorale.

Nga ana tjetër, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nisi këtë javë edhe procedurat e para për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në datën 18 mars (të hënën), ishte afati i fundit i partive politike për të depozituar emrat e përfaqësuesve të tyre në Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ). Duke shënuar në këtë mënyrë, edhe nisjen zyrtare të përgatitjeve për procesin e ri elektoral të 90 KZAZ-të në mbarë vendin. Duke qenë se PD dhe LSI nuk paraqitën komisionerët e tyre, sipas ligjit, është radha e KQZ që ti zëvendësojë ata me ekspertë të pavarur.

Opozita shqiptare dështoi këtë javë në përpjekjet e saj, për të marë mbështetje ndërkombëtare, në lidhje me vendimin e saj “in extremis” ër të fituar pushtetin në tavolinë nëpërmjet çuarjes së vendit në zgjedhje të parakohëshme me një qeveri tranzitore. Qëllimi është që nëpërmjet kësaj manovre kaq të fortë politike, ajo pjesë e kriminalizuar e lidershipit të opozitës ti shpëtojë SPAK dhe BKH, nëpërmjet bllokimit të punës për ngritjen e funksionimit normal të institucioneve të drejtësisë së re.

Lulzim Basha dështoi për të marë në Bruksel, mbështetjen e Partive Popullore Europiane (PPE), në vijim të serialit të pafund të kritikave të forta që ndërkombëtarët nga Uashingtoni e deri në Berlin, i kanë bërë hapit të hedhur prej saj. “Shuplaka” më e fundit që opozita mori ishte ajo që i erdhi këtë të premte, nga delegacioni zyrtar i qeverisë federale Gjermane. Në një deklaratë të bërë publike, ata thanë se:

“E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme. Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në Parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, në rrugë të mbarë për reformën e drejtësisë. Bojkoti i Parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar. U bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.”

Në këtë mënyrë, 30 qershori është i pashmangshëm. Ndaj të shtunën më 23 mars, PS mban Kongresin e saj zgjedhor, nga ku Kryeministri Edi Rama do të ndezë motorrat e makinës elektorale, duke synuar fitoren në garën për 61 bashkitë e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, zgjedhjet lokale të 2019 nuk janë thjeshtë një datë, një e dielë ku do të votohet, ose do të bojkotohet. Por, 30 qershori është një kufi politik që pritet të ndajë dy epoka: Të ardhmen, nga e shkuara. Të nesërmen, nga e djeshmja. Progresiven, nga regresivja. Shpresën, nga frika. Drejtësinë e re, nga drejtësia e vjetër. Shqipërinë e vertetë Europiane, nga ajo neotomane.

Më 30 qershor, Shqiptarët janë ftuar në referendumin e historisë për ti dhënë fund tranzicionit të gjatë, të lodhshëm e për të nxjerrë në pension njëherë e përgjithmonë, atë elitë të korruptuar e të kriminalizuar politike që po e mban vendin peng, duke na zvarritur në përpjekjet për ndërtimin e një demokracie funksionale dhe të një shteti modern të së drejtës. Askush, asnjëherë nuk ka mundur kurrë që të ndalë rrotën e historisë, që të shkojë drejt së ardhmes. Kjo javë ishte finalja. Edhe 100 ditë na ndajnë nga ky moment i ri. Numërimi mbrapsht, sapo ka filluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E AVOKATIT TË SHULLAZIT NË ELBASAN/ Detajet: U qëllua me silenciator. Autorët...
Previous article "E PABESUESHME ÇFARË KAM GJETUR"/ Alketa ndan me fansat zbulimin e saj

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT