• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Ja çfarë RISISH sjellin kandidatët në garë
Home
Rajon

ZGJEDHJET NË MAQEDONINË E VERIUT/ Ja çfarë RISISH sjellin kandidatët në garë

22 March, 2019 k.autor Rajon

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka hedhur shortin për numrat rendor në listën për zgjedhjet presidenciale. Blerim Reka do të mbajë numrin 1, Gordana Silnjanovska numrin 2, ndërsa Stevo Pendarovski numrin 3. Anëtarët e KSHZ-së paralajmëruan kandidatët se fushatën e kanë filluar para afateve të parashikuar. Kreu i KSHZ-së Derkovski tha se do të bëjnë maksimumin për zgjedhje korrekte, por kjo varet edhe nga kandidatët dhe mbështetësit e tyre.

“Nuk varet gjithçka nga KSHZ-ja, varet nga të gjithë pjesëmarrësit në këtë fushatën zgjedhore. Nëse dëshirojmë që të kemi zgjedhje korrekte dhe të pastra, duhet të gjithë të përpiqemi ti bëjmë ata zgjedhje të tilla. Dhe të dëshmojmë kapacitet demokratik edhe të shtetit edhe të qytetarëve të shtetit. Nuk ka rrugë tjetër, patjetër të lëvizim në këtë rrugë që në fund të përfundojë gjithçka siç duhet- deklaroi Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

Përfaqësuesit e kandidatëve për president, u zotuan se do të udhëheqin fushatë demokratike dhe evropiane. Të njëjtën e kërkuan nga të gjithë kandidatët që synojnë postin e Presidentit në Maqedoninë e Veriut.

“Këto zgjedhje janë një test, një provim shumë me rëndësi për shtetin tonë, para KE, të tregojmë se edhe ne mundemi të organizojmë një fushatë, një zgjedhje presidenciale ashtu siç duhet, Evropiane- tha Ramadan Rexhepi, zëdhënës i kandidatit Blerim Reka.

VMRO-DPMNE në maksimum do të angazhohet për fushatë korrekte evropiane, do i ndjek ato norma dhe kapitur që janë nënshkruar nga ana e Komisionit zgjedhor lidhur me zgjedhjet korrekte dhe demokratike- tha Dimçe Arsovski, përfaqësues i kandidates Gordana Siljanovska, raporton Alsat.

“Edhe në fillim të fushatë paralajmëruam se do të përmbahemi, respektivisht se do ti respektojmë të gjitha normat ligjore që të mos kemi paraqitje publike, me qëllim që të mos i shkelim dispozitat e normave polizive ligjore të cilat thonë që të mos ketë dalje publike të kandidatit për president- tha Darko kaeski, përfaqësues i kandidatit Stevo Pendarovski.

Sipas Kodit Zgjedhor, prej sot deri më 31 mars, kandidatët dhe partitë duhet të mos mbajnë aktivitete publike, mos shpërndajnë propagandë nëpër media dhe rrjete sociale. Fushata zgjedhore zyrtarisht fillon më 1 prill ndërsa përfundon më 19 prill në mesnatë. Më 20 prill është heshtje parazgjedhore. Raundi i parë i zgjedhjeve mbahet më 21 prill, ndërsa raundi i dytë më 5 maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA NDESHJES NDAJ TURQISË/ Hysaj: Klima në ekip është shumë e mirë, besoj se...
Previous article DJEGIA E MANDATEVE/ Deputetët gjermanë: Cënon interesat europiane të shqiptarëve

k.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren Rajon

DEKLARATA SKANDALOZE/ Daçiç: Do ta ripushtojmë Kosovën, flamuri ynë do ngrihet mbi Prizren

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës? Breaking News

PROFILI/ Nga akademike dhe ministre, te drejtimi i shtetit. Kush është Justina Shiroka Pula, presidentja e re e Kosovës?

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT