• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SAJESA PËR SEMUNDJEN”/ Rama: Ja pse shkova në Berlin. Nesër, shihemi në SHESH!
Home
Politikë

“SAJESA PËR SEMUNDJEN”/ Rama: Ja pse shkova në Berlin. Nesër, shihemi në SHESH!

22 March, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyet e vizitave në Paris dhe Berlin në ditët e fundit, ndërsa ka njoftuar se ata që sajuan lajmin se ndodhej në spital i sëmurë do i dërgojë në gjyq. Kreu i qeverisë deklaroi përmes rubrikës ‘Përgjigja Ime’ në Facebook se në Berlin takoi miq të Shqipërisë në Bundestag për t’u kërkuar mbështetje për hapjen e negociatave në qershor dhe për t’u njohur me situatën e brendshme politike në vendet kryesore që kanë në dorë fatin tonë. Rama u shpreh se i mëshiron të gjithë ata që nxituan të deklaronim se është sëmurë dhe do ti dërgojë në gjyq për shpifje.

“Mirëdita dhe gëzuar Sulltan Novruzin. Në fund të ditës idetë për politikë mund të na ndajnë, por gjaku na bashkon si shqiptarë. Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por zyrë në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por ky nuk ishte rasti im këto ditë. Në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t’u shpjeguar partnerëve dhe miqve arsyet e pamjeve të shëmtuara të kundërshtarëve që eksportojnë nëpër botë nga protestat e tyre dhe për, përse t’u kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike të brendshme në vendet kyçe për negociatat mbi vendimmarrjen. Ishte vizitë jo zyrtare, me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag me përfaqësues të nderuar të partisë kryesore të koalicionit qeverisës.

Mos bërja e emrave të tyre është pjesë e etikës së një vizite joformale, që i kam kërkuar vetë pa media në kushte konfidencialiteti për të pasur maksimumin e lirisë së pikëpamjeve të informacionit. Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes dhe spitalit në Berlin u shqetësuan nga lajmi i atakut tim në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin.

Kjo do të thotë që të mos kesh më alternativë, por as njerzillëkun, që dallon njerëzit nga kafshët. Kur njeriu e humb këtë është një egërsisë që ia kalon cdo kafshe. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ti mëshiroj ata që e sajuan këtë histori do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë dhe të përgjigjen. Se unë qenkam shtruar në Gjermani në spitalin me emrin Mustafa Rama, me një emër fals dhe me mbiemrin tim, për të qeshur për mua dhe për të qarë për ju. Udhëheqësit tuaj dritëshkurtër dhe pa të ardhme” tha ai.

Nesër Partia Socialiste do të zhvillojë Kongresin elektoral, ku kjo forcë politike do të ndezë motorët zyrtarisht drejt zgjedhjeve të 30 qershorit. Rama ftoi të gjithë qytetarët që të ishin në sheshin ‘Nënë Tereza’ ndërsa ‘thumboi’ opozitën për bashkitë që drejton.

“Sot po përgatitem për Kongresin nesër, iu ftoj të vini në orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza, për ciklin bashkia që duam për Tiranën. Nesër është dita e ndezjes së motorëve elektoralë për të gjitha bashkitë. Ne jemi gati të bëjmë atë që dimë, shumë më shumë, rruga e ndryshimit është e hapur dhe e prekshme, por edhe kudo që duam ta hapim në bashkitë e shkreta që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë, por do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë.  Nesër do të shihemi nga Kongresi i fitores së qershorit që po vjen”  përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHVILLIMI I AGROTURIZMIT/ Veliaj: Të konsumojmë produktet vendase është patriotizmi më i mirë
Previous article ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ "Pleshti" kërkon informacione shokut të kombëtares për...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Studentët dhe pedagogët nuk ndalen, vijojnë thirrjet kundër Ramës nga Bulevardi: Pa rini nuk ka Shqipëri Aktualitet

PROTESTA/ Studentët dhe pedagogët nuk ndalen, vijojnë thirrjet kundër Ramës nga Bulevardi: Pa rini nuk ka Shqipëri

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër Aktualitet

TENSIONE NË PROTESTË/ Policia me autobotë ndjek protestuesit, studentët shpërqendrojnë efektivët me rreze lazër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT