• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Përmbytja e “bulevardit” dhe “përmbytja” e Shqipërisë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Përmbytja e “bulevardit” dhe “përmbytja” e Shqipërisë!

13 December, 2017 Redaktor1 OP-ED

Ka patur një situatë krejt paradoksale në 24 orët e fundit, në raportet mes shqetësimit real të qytetarëve të këtij vendi dhe shqetësimit virtual të politikës. Mes nevojave të qytetarëve dhe halleve të politikës. Mes alarmit të njerëzve në të gjitha pjesët e territorit të vendit ku janë rikthyer reshjet dhe është rikthyer alarmi për përmbytjet, me panikun e liderëve politikë dhe “elitës së bulevardit” të Tiranës, për çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Po të bësh një kërkim në ekranet televizive, në mediat online dhe ato të tjerat tradicionale, duket sikur gjithë shqiptarët kanë vetëm një hall; atë të elitës së vendit. Duke harruar për ca ditë me sa duket, edhe fokusin dhe objektin kryesorë të punës së tyre parësore: Informimin mbi çështje të një interesi sa më të gjerë publik. Ironia është se elitat mendojnë se hallet e tyre personale duhet të jenë apo të përjetohen edhe si hallet e kombit. Ndërsa hallet e kombit, nuk i konsiderojnë edhe aq shumë si të tyret.

E sotmja ka qenë dita kur Komisioni Parlamentar i Ligjeve, kishte caktuar të zhvillonte seancën e dëgjesave me shtatë kandidatët e garës për zgjedhjen e pasaardhësit të Adriatik Lallës. Një seancë që filloi diku nga dreka e përfundoi nga darka, duke u transmetuar pothuajse e gjitha, live. Por, angazhimi i politikës kishte filluar shumë më parë, që në mëngjes.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ajo e LSI Monika Kryemadhi zhvilluan si rallëherë njëri pas tjetrit, bashkëbisedime me gazetarët, ndërkohë që transmetoheshin gjithashtu live nëpër televizionet informative. Ish Kryeministri Berisha e bombardoi facebookun e tij me postime gjatë gjithë ditës. Kryeministri Rama replikoi sërisht me kryetarin e opozitës dhe ndërkombëtarët vijuan të jepnin direkt ose indirekt mesazhet e tyre publike.

Mediat nga mëngjesi e deri në mesnatë, e kanë patur temë kryesore qoftë për nga fokusi editorial, e qoftë nga hapësira dhe koha fizike që i kanë kushtuar. Të gjitha analizat dhe komentet e penave kryesore të opinionbërjes dhe ekranet e debateve politike, janë të fokusuar tek tema e Kryeprokurorit. Nga ana tjetër, ose rastësisht ose kjo çështje, duket se u bë sebep për të rikthyer edhe njëherë në skenë lajmet rreth ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndërkohë që informacionet për reshjet e shirave në zonat veriore e verilindore të vendit, por edhe në zonat e Shqipërisë së mesme dhe në hapësirat e tjera, kanë rikthyer rrezikun dhe alarmin për përmbytje të reja ende pa u tharë “e vjetra”. Në Lezhë ka patur shtim të prurjeve me rrezik përmbytjet e tokave që pothuajse i nënshtrohen çdo vit këtij rituali. Në Tiranë, Prefektja ka garantuar se autostrada Tiranë- Durrës nuk do të përmbytet më, pavarësisht sasisë së reshjeve dhe prurjeve që ka rikthyer gadishmërinë. Në Fier, po vijohet të punohet për rikthimin e normalitetit të jetës në zonat e dëmtuara javën e kaluar dhe është faza e shpërndarjes së ndihmave dhe verifikimit të dëmeve për të bërë më vonë, dëshmpërblimin për të dëmtuarit nga fatkeqësia natyrore.

Askush nuk e mohon rëndësinë e procesit që po i merr kaq shumë energji, fokus, nerva, debate e polemika politikës dhe mediave të lidhura pazgjidhshmërisht me të. E parë edhe në kontekstin e reformës dhe proceseve të tjera që pritet të japin shpejt efektet, si ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë dhe vetting-u, sigurisht që edhe kjo temë ka rëndësi për qytetarët dhe për vendin në tërësi. Por prishja dukshëm e balancës së këtij raporti, me zhvillimet e tjera po kaq të rëndësishme dhe me pasojë për jetën e qytetarit, të lenë një shije jo të mirë. Prishja e këtij raporti dhe e kësaj mase, çon në prishjen e cilësisë dhe ekuilibrave. Në fund të fundit, për të përmbyturin oborri i tij, rrugica dhe ara e fshatit të tij, është e gjithë bota. Ndaj atij aq i bën. As që i hyn në sy “bulevardi ynë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ish-shtangisti elozhe Romelës, akuzon federatën: Turp, nëse do të dilnim pa medalje!
Previous article Ç’kërkoni më? 6 arsye pse duhet ti zhdukni fotot me ishin një orë e më përpara!

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT