• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZBULOHEN pasuritë e shtatë kandidatëve për Kryeprokuror të përkohshëm
Home
Shqipëri

ZBULOHEN pasuritë e shtatë kandidatëve për Kryeprokuror të përkohshëm

13 December, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gazetari i Shqpitarja.com, Adriatik Doçi, ka zbuluar pasuritë befasuese që posedojnë shtatë kandidatët për Kryeprokuror të Përkohshëm. Në një lidhje direkte në emisionin ‘Repolitix’, në Report Tv, gazetari Doçi veçoi disa nga kandidatët, që rezultojnë me të ardhura tepër të larta, mes të cilëve ishte kandidati Arqile Koça, i cili rezulton pronar i 5 apartamenteve, i një apartamenti të shitur në Dajt, si dhe ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet i kushtojnë 10 mijë euro.

Më tej, gazetari i Shqiptarja.com zbuloi dhe kandidatin për kryeprokuror të apasionuar pas makinave, që është Ferdinand Elezi, ku vetëm në vitet e fundit ka ndërruar 7 makina me vlera të larta. Elezi posedon katër pasuri të paluajtshme, shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe një apartament banimi në Tiranë. Gjithashtu, Doçi zbuloi dhe dy kandidatët që rezultojnë me një pasuri modeste, që janë Arta Marku dhe Granit Shahu.

Deklarata e gazetarit Adriatik Doçi:
Nga verifikimet e kryera rezulton se disa nga 7 kandidatët posedojnë një pasuri befasuese në raport me të ardhurat e deklaruara, që mund të vinte në pikëpyetje dhe testin e Vettingut, në raport me pasuritë.

Arqile Koça rezulton që më 2001 ka marrë një kredi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra, e rimbursuar nga shteti. Por, ai ka në pronësi 5 apartamente, ka shitur një apartament në Dajt me sipërfaqe 120 m/2, ndërsa ka hedhur themelet e një shtëpie në Voskopojë, ku vetëm themelet kushtojnë 10 mijë euro.

Ferdinand Elezi është i pasionuar pas makinave, ku ka ndërruar vitet e fundit 7 makina me vlera të larta. Sa i takon pasurive të paluajtshme, posedon 4 pasuri të tilla. Shtëpi, zyrë dhe apartament në Durrës, si dhe apartament banimi mnë Tiranë.

Besnik Muçi deklaron rreth 7 pasuri të paluajtshme, vitin e fundit (2016) ka blerë aparmanet me vlerë 75 mijë euro në Tiranë, që e justifikon me të ardhura nga bashkëshortja, hua dhe kredi. Ka shtëpi banimi, deklaron tokë truall, si dhe të ardhura nga një vresht në Pogradec.

Artur Selamin me pasuri modeste, posedon depozit bankare me vlerë 25 mijë dollarë. Më 1999 ka marrë kredi 10 mijë euro për blerje banese, nuk posedon pasuri të paluajtshme.

Arta Marku rezulton gjithmonë me të ardhurat e ligjshme, ka pasuri të ligjshme dhe normale. Dy apartamente në Shkodër, që i justifikon me pagat dhe kredi.

Ermira Tafani posedon llogari rrjedhëse 9 mijë dollarë, si dhe të ardhurat e tjera në emrin e bashkëshortit, që merret me biznes.

Granit Shahu ka pasuri modeste referuar deklaratave të pasurive. Ka makinë Range Rover dhe 17 milionë lekë të vjetra cash. Ka marrë kredi më 2015 në vlerën 25 mijë dollarë për blerje banese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Donnarumma shpërthen në lot para sfidës me Veronën, tifozët i kërkojnë largimin
Previous article TRONDITET FACEBOOK/ Një tjetër ish-punonjës i rëndësishëm flet kundër faqes

Redaktor2

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT