• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A po vjen fundi i botës?! Ngrohet arktiku, shkencëtarët japin alarmin… (VIDEO)
Home
Mister

A po vjen fundi i botës?! Ngrohet arktiku, shkencëtarët japin alarmin… (VIDEO)

13 December, 2017 Redaktor2 Mister

Ngrohja dhe ndryshimi i shpejtë në Arktik, duket se është kthyer në një normalitet te ri, e nuk ka më shenja për një rikthim në rajonin e ngrirë të së kaluarës. Konstatimi bëhet nga administrata e Arktik Report Card, që çdo vit paraqet gjendjen e mjedisit në zonë. Drejtori i programit, Jeremy Mathis thotë se rajoni i kishte shërbyer shumë planetit, duke vepruar si frigorifer.

‘Por ne e kemi lënë të hapur derën e frigoriferit’-pohon ai. Mathis foli në konferencën vjetore të Unionit Amerikan të gjeofizikës në Neë Orleans, ku prezantoi të dhënat e fundit mbi gjendjen e arktikut. Në raportin e saj të 12 administrata konfirmon se rajoni nuk do të qëndrojë në gjendjen e tij të ngrirë si në të kaluarën. Alarmant sipas shkencëtarëve është fakti se Arktiku po ndryshon më shpejt se kurdoherë tjetër në histori. Shpejtësia e ndryshimit sipas Mathish, po e bën shumë të vështirë përshtatjen e njerëzve.

“Fshatra po përmbyten në arktikun amerikano-verior duke krijuar refugjatët e parë të klimës”,pohon studiuesi, i cili përmend gjithashtu rritjen e nivelit të deteve për shkak të ngrohjes së Arktikut, shumë më shpejt nga sa ishte parashikuar një dekadë më parë. Ekspertët mendojnë se ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga dora e njeriut po kontribuojnë në ngrohjen e arktikut dhe kthimin e tij në një rajon me dinamik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Elhaida Danit i vijnë dhuratë disa trëndafila. Mos ndoshta nga një adhurues sekret? Zbulojeni (FOTO)
Previous article FOTO+VIDEO/ Derbi i Beogradit shndërrohet në masakër, prezent në stadium Olsi Rama dhe Gaz Demi

Redaktor2

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT