• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I VDIQ DJALI, PASTAJ BURRI/ Gjyshja me tre nipër shpërthen në vaj: Ata më shohin në sy, më ndihmoni…
Home
Aktualitet
Kronikë

I VDIQ DJALI, PASTAJ BURRI/ Gjyshja me tre nipër shpërthen në vaj: Ata më shohin në sy, më ndihmoni…

20 March, 2019 F.autor Aktualitet, Kronikë

Prej 3 vitesh nuk i thahen lotët në sy por e mposht dhimbjen dhe i harron të gjitha vetëm t’iu sigurojë një jetë të përshtatshme tre fëmijëve të djalit të saj të vetëm.

Fatmira Bombaj, një 58-vjeçare nga Selenica ka vendosur të hapë zemrën në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 e të rrëfejë dramën e saj. Fatmira është një gjyshe e cila kërkon ndihmë pasi po kalon një situatë të vështirë ekonomiko-sociale.

 

18 janari i 2016 shënon edhe ditën më të zezë në jetën e kësaj nëne, djali i saj në moshën 35-vjeçare pësoi një infarkt dhe la pas gruan 32-vjeçare me tre fëmijët. Por zemra e nënës sërish u lëndua, pasi në 26 tetor të 2019 iku nga kjo jetë edhe bashkëshorti i 58-vjeçares, i cili po bën tre muaj që ka ndërruar jetë. Dy plagë të hapura të cilat i kanë rënduar zemrën nënës por edhe gruas dhe tre fëmijëve të cilët përballen me një realitet të egër.

Aktualisht 58-vjeçarja jeton me nusen dhe tre fëmijët. Të vetmet të ardhura që kjo familje merr janë ndihma ekonomike prej 3 mijë lekësh dhe 6 mijë lekë të cilat zonja i përfiton nga pensioni i bashkëshortit si e ve. 58-vjeçaria rrëfen se ka ditë që fëmijët flenë pa ngrënë. Dy gratë e shtëpisë po përballen me skamjen, ajo që e ka shtyrë nënën të vijë në studio janë tre fëmijët të cilët veç humbjes së babait po përjetojnë varfërinë e skajshme.

Zemra 1

“Pata një djalë të vetëm. Lidha jetën me djalin por nuk arritëm dot që të na përcillte ne e jo ne atë. Në Selenicë nuk kishte punë e shkuam në emigrim për një jetë më të mirë. Djali nisi punë dhe ditën e 11-të djali pësoi infarkt dhe e sollëm të vdekur në shtëpi. Djali më vdiq duke gdhirë 18 janari. Pësoi infarkt.
Ikja e djalit më shkatërroi. U bëra me tension, u bëra me ankth, me ilaçe. Kam të tre fëmijët në shkollë, me 30 mijë lekë asistencë nuk ia dal dot me lapsa. Pas 2-3 muajsh që vdiq djali, burri u sëmurë, 2 vjet e gjysmë më pas vdiq dhe burri në moshën 67-vjeçare. Nuk e përballoi dot. Të qaj djalin, të qaj burrin, të qaj për fëmijët se si do i rris…(qan) Ku të vete, një grua, çfarë të bëj. Ata shikojnë nga mua, o nëna. Çfarë të bëjë nëna, që nuk ua plotëson dot. Ndaj kam ardhur, të ndihmoj fëmijët, të hanë, të pinë, të rriten si shokët”, thotë mes lotësh Fatmira.

Ajo tregon se djalin e kishte shumë të lidhur pas vetes. “Deri në 7 vjeç më ka rritur mamaja. U martova e vogël dhe ma mbajti mamaja. Ngado që vija më vinte nga pas o Mira, se më thërriste në emër. Për fëmijët e djalit kam shumë detyrime, do jap shpirtin. Për ata jetoj dhe për atë nuse se është vajzë e re, e lidhi jetën me mua. Djalit i kam bërë dasmë të madhe kur e martova. Vajzës së madhe ia ka vënë emrin Kalomira për të ritur emrin tim Mira, djalit ia vuri Milo si i ati, vajza e vogël e ka emrin Kristina. Por nuk i gëzoi, jeta është shumë e padrejtë. Mi la t’i gëzoj unë fëmijët. Për ata tre yje jetoj se po të mos ishin ata do isha hedhur në lumë”, thotë 58-vjeçarja.

E pyetur për marrëdhënien me nusen, Fatmira tregon se e ka si vajzë dhe komunikojnë shumë mirë. “Nusen e kam vajzë jo nuse. Me atë nuse po përballoj gjithë këto dhimbje. I kemi vënë gjoksin shtëpisë për ata fëmijë, për respekt të burrit e djalit që na ikën. Do bëj ç’është e mundur për fëmijët. Kushdo që më dëgjon për jetimët e mi, të bëjnë një mrekulli, do iu jem borxhli me jetën”, thotë 58-vjeçarja.

Për historitë me probleme mes vjehrrave dhe nuseve, Fatmira thotë se vjehrrat duhet të tolerojnë. “Nuk janë nëna këto. Nisja mund të gabojë por nëna duhet ta bëjë barkun e madh se po nuk deshe nusen, nuk do djalin. Nëna ka kënaqësi kur e shikon djalin e nusen që shkojnë bashkë. Nusja e djalit i ka të gjitha të mira. Nuk më ka thënë asnjëherë jo, për çdo gjë që i them. Edhe unë nuk i kam thënë jo”, tregon Fatmira. Ajo kërkon ndihmë që nusja e djalit të punësohet dhe fëmijët të kenë një jetë më të mirë si të gjithë moshatarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONGRESI I PS/ Zbardhet programi, ende mister kandidatura për Durrësin
Previous article MBROJTËSI NUK DEL NË MERKATO/ Braziliani rinovon kontratën me Paris Saint-Germain, firmos deri më...

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT