Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi që disa lagje të qytetit të Lezhës të përmbyten.
Si pasojë e reshjeve të orëve të fundit janë përmbytur lagjja ‘11 janari’ totalisht, ndërsa kalimi i këmbësoreve dhe mjeteve është bërë i pamundur.
Uji ka vërshuar deri në afërsi të hyrjeve të pallateve.
Po ashtu probleme me përmbytjet ka edhe në bllokun 11.2 hektarë dhe në bllokun e Drinit.
Në disa zona të Lezhës mungon energjia elektrike.
Kujtojmë se rreth 1 javë më parë vendi u përball me përmbytje si pasojë e shirave të dendur duke shkaktuar dëme të mëdha tek familjarët dhe bizneset./ bw


