Vrasja që ndodhi mbrëmë tronditi kryeqytetin tonë, një ekzekutim mafioz i cili rezultoi fatal për 26 vjeçarin Jurgen Kurti. Kurti është i riu që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në zonën e sheshit Wilson vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Ai u qëllua për vdekje nga dy persona, të maskuar. 26 vjeçari sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për tu ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. Tre vite më pare Jurgen Kurti u përfshi në një ngjarje kriminale ku mbeti I vrarë babai I tij, krim për të cilin e mori autorësin daja I tij Leonard Ristani.
Ndërkohë dy vite më pare, Kurti u përfshi në një tjetër ngjarje kriminale ku mbeti I vrarë Agim Arapi. Ngjarje kun ë burg u fut vëllai I vjerrit të tij. Nga dinamika e ngjarjes duket se vrasja e Jurgen Kurtit ishte e paralajmërua kjo edhe si shkak të ngjarjeve të sipër përmendura. Por këto nuk janë rastet e vetme ku persona të cilët e dine se kur do të “vdesin”
Çfarë ndodhi dje:
Kurti është i riu që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në zonën e sheshit Wilson vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Ai u qëllua për vdekje nga dy persona, të maskuar. 26 vjeçari sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për tu ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend.
27 shtator 2011, vritet Arjan Selimi
Mbrëmjen e 27 shtator të 2011-së u vra Arjan Selimi, një emër i njohur në fushën e trafikut të drogës në Tiranë, por edhe jashtë Shqipërisë. Arjan Selimi u qëllua 5 herë nga persona ende të paidentifikuar te Rruga e Kavajës. Kjo mbetet një ndër vrasjet më misterioze në Tiranë dhe pa asnjë autor të dyshuar. Më pare, atij i ishin bërë edhe 3 atentate të tjera.
23 janar 2013, vritet miku i Elton Deliut
Përplasja e bandave në Tiranë ka vijuar prej vitesh. Një ndër këto raste është edhe vrasja e mikut të ngushtë të Elton Deliut, Admirim Sako. Ai u ekzekutua në 23 janar të 2013-së. Ngjarja vinte pas disa atentateve që kishin ndodhur në kryeqytet për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale. Asnjë person nuk u arrestua. Edhe sot Policia e Tiranës nuk ka prova për të akuzuar atentatorët.
24 tetor 2013, vritet Elvis Doçi
Pronarit të disa kazinove në Tiranë, Elvis Doçi iu bë atentat mesnatën e 24 tetorit 2013. Të paktën 3 persona kishin për objektiv ekzekutimin e tij, dhe ia arritën qëllimit. Edhe kjo ngjarje u pa si një rivalitet mes bandave të Tiranës, por përsëri Policia nuk mblodhi dot prova për të zbuluar atentatorët apo dhe porositësit.
26 qershor 2014, vritet Artan Santo
Do të mbahet mend si vrasja më e rëndë e ndodhur në mes të Tiranës, në mes të ditës, ku autorët arritën të largoheshin me qetësi pa u shqetësuar nga Policia. Bankieri Artan Santo sapo kishte zbritur nga makina dhe po ngjiste shkallët për tek hyrja e Bankës së tij, kur dy persona me motor u afruan.
Njëri prej tyre nxori pistoletën dhe qëlloi 4 herë. Pavarësisht angazhimit të gjithë Policisë së Shtetit, asnjë person nuk u ndalua. Edhe sot hetimet për vrasjen e ArtanSanton janë në vend-numëro. Asnjë provë dhe asnjë person i dyshuar. Vrasësit dhe porositësit mbeten mister.
16 mars 2016, vritet Ajet Zeqaj
Ajet Zeqaj kishte vetëm pak ditë që ishte rikthyer nga Franca, kur u vra në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 16 marsit. Një person me kapuç në kokë e priti për më shumë se 1 orë, dhe më pas e qëlloi 3 herë me armë me silenciator, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Për nga mënyra se si është bërë ekzekutimi dhe largimi i autorit, renditet ndërsa vrasjet profesioniste që rrezikon të ngelë e pazbardhur. Pavarësisht provave të mbledhura, Policia sot nuk është në gjendje të identifikojë autorin.
JANAR 2019
Vrasja me armë e ish-policit Arben Bilali, 50 vjec, në zonën Selitës në Tiranë. Ish punonjësi i policisë udhëtonte me mjetin tip ‘Honday’ me targa AA867HX kur është qëlluar për vdekje me disa plumba nga persona ende të paidentifikuar.
Policin kanë tentuar ta vrasin edhe 9 vite më parë. Ngjarja ka ndodhur në maj 2010 në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ndërsa Arben Bilali mbeti i plagosur.
Përgatiti: AlpeNews.al