• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDIQ NË GREQI/ E solli shoku, gruaja pas 13 vitesh: Dyshimet e mia, ai që e solli mund të…
Home
Sociale

VDIQ NË GREQI/ E solli shoku, gruaja pas 13 vitesh: Dyshimet e mia, ai që e solli mund të…

19 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Një histori thriller dhe dyshime që duan përgjigje ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. 13 vjet më parë, në 17 qershor të vitit 2006, familja Gjini humbi kryefamiljarin e saj i cili asokohe punonte në Greqi. Në moshën 42-vjeçare Gjovalin Gjini humbi jetën pasi u aksidentua me motorin e pronarit ku ai punonte.

Bashkëshortja e tij sot vjen në studio për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Nëna e tre fëmijëve ende sot e kësaj dite nuk ka përfituar asgjë nga shteti grek edhe pse bashkëshorti i saj ka figuruar se për dy vjet ka qenë i siguruar, pra ka derdhur detyrime shoqërore.

Telefonata e fundit që gruaja ka bërë me bashkëshortin ka qenë një javë përpara se aksidenti të ndodhte. Lajmin e keq për humbjen e bashkëshortit gruaja e ka marrë nga vëllai i saj, i cili jeton në Greqi. Trupin e bashkëshortit e solli në Shqipëri, shoku i tij, i cili i dorëzoi familjes edhe disa shkresa. Pas 5 muajsh miku i bashkëshortit ka sjellë në familjen e Gjinit veshmbathje për fëmijët e të ndjerit të cilat kanë qenë dhuratë nga pronari grek.

Vera Gjini (1)

Miku i të ndjerit gjithashtu i tha asokohe familjes se do të përfitonte edhe një shumë parash të cilat gruaja sot e kësaj dite nuk i mori kurrë. Sot Vera Gjini kërkon të hedh dritë mbi këtë ngjarje. Pasi ajo ka dëgjuar se miku i bashkëshortit mund të ketë përfituar pasi koincidenca në këtë ngjarje është se i ndjeri dhe miku i tij kanë të njëjtin mbiemër.
“Unë dyshoj se shoku që u interesua për të sjellë trupin dhe që erdhi pas disa kohësh mund të ketë marrë ndonjë dëmshpërblim sepse burri ishte i siguruar dhe derdhte kontribute. Ai mund të ketë përfituar sepse kishte të njëjtin mbiemër me burrin tim”, tha gruaja.

Në emision ka ardhur edhe dëshmia e vëllait të Verës, i cili kishte përcjellë deri në kufi trupin e viktimës. Ai tha se nuk është marrë me letrat e aksidentit dhe se ishte thënë se motori ishte vjedhur në atë kohë. Edhe vëllai tha se ishte Kastriot Gjini ai që u kujdes për tërheqjen e trupit.

Më pas stafi është lidhur me personin në fjalë Kastriot Gjinin. Ai tha se ka lënë punën tre ditë dhe është marrë me tërheqjen e trupit dhe e ka sjellë në vendin e lindjes.

“Mua më kanë thënë shokët që hajde se është vrarë Gjovalin Gjini. Shkova dhe e gjeta në spital të vdekur. Dhe si shqiptar e që e njihja e sollëm trupin. Ka qenë dhe vëllai i zonjës Vera me ne. Më vjen për të qeshur që diçka të mirë që e kam bërë në të kaluarën sot më del si kusur”, tha Kastrioti por duke mos qartësuar se si arriti ta tërhiqte trupin e viktimës pa pasur prokurë nga familja.

Ai tregoi më tej se për të ndihmuar familjen iu ka lypur para miqve e shokëve dhe ia ka sjellë familjes.
Për sa i përket rrobave që iu ka sjellë vajzave të viktimës, ai tha se ishin nga një shok me të cilin Gjovalini kishte punuar kohët e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLJA E RIKANDIDIMIT/ Erion Veliaj: Të vijë Luli dhe Saliu, ose të dy bashkë, por…
Previous article E KAPI NË LOKAL ME 3 GRA/ Gruaja "çmendet", godet me stol kokës... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri! Aktualitet

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun Aktualitet

VRAU ME THIKËË BASHKËMOSHATARIN/ Gjykata e Korçës dënon me 12 vite burg adoleshentin! Ja verdikti për xhaxhanë dhe shokun

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se… Aktualitet

SHPËRTHIMI ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ Zbardhen detaje nga ngjarja! Shënjestra i proceduar, dyshohet se…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT