LSI vijon “rënien e lirë” si pasoje e djegies së mandateve. Vetëm ditën e sotme, nga partia e drejtuar nga Monika Kryemadhi kanë pranuar mandatin e deputetit plot dy kandidatë.
Fillimisht ishte Nimet Musai, i cili u “shoqërua” nga Enada Koçiraj, kandidate e re në moshë që ka qënë e treta në listën e Vlorës.
Me një kerkim të thjeshtë, zbulohet se Enada ka qënë një nga mbështetëset më të “flakta” të ish kryetarit të LSI, Ilir Meta teksa në takimet në fushatë ka qënë gjithnjë në krah të tij.
Sot Enada ka dorëzuar formularin në KQZ dhe pritet të marr vendin e Shezai Rrokaj në Kuvend.
Përgatiti: AlpeNews.al




