• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TRAFIQET, KONTRABANDA DHE EVAZION”/ Në Portin e Durrësit, Sandër Lleshaj paralajmëron reformë të thellë
Home
Politikë

“TRAFIQET, KONTRABANDA DHE EVAZION”/ Në Portin e Durrësit, Sandër Lleshaj paralajmëron reformë të thellë

19 March, 2019 F.autor Politikë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë sot në Durrës, ku ka zhvilluar një takim me strukturat dhe agjencitë që operojnë në Port.

Gajtë fjalës së tij, ministri Lleshaj theksoi se në Portin e Durrësit, ka nevojë për ndërhyrje të thella në drejtim të sigurisë, në mënyrë që, sipas ministrit të  evidentohen problemet të cilat lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën dhe evazionin.

 

890bbc3a-26fc-4476-95ba-68c34aa37830

“Nga nevoja, dhe detyra e Kryeministrit, është shtruar prej kohësh që Porti të arrijë në një nivel të lartë integrimi, që të funksionojë si një entitet i integruar, jo si disa entitete siç ka funksionuar prej shumë kohësh, por të funksionojë si një entitet i integruar, i cili funksionon, pra në bazë të një koncepti për një qëllim, me të njëjtat standarde, me të njëjta procedura, në mënyrë që të evitohen problemet e evidentuara në këtë Port, të cilat lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën, me evazionin, por dhe me probleme që lidhen me sigurinë dhe nuk flas për sigurinë e brendshme të Portit, por me sigurinë e vendit”, tha ministri.

Ministri shtoi më tej se ka nevojë të madhe për përmirësim, ndërsa theksoi se problemi kryesorë ka të bëjë me faktin se, duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete, të cilat, sipas ministrit të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e Porti si një entitet të tërë.

“Problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete. Siç e shihni vetëm në këtë panel, janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish të lartë, Drejtorësh të  Përgjithshëm dhe paneli nuk i ka zënë  të gjithë, sepse janë edhe disa drejtues të tjerë që nuk janë ulur në radhën e parë.

Do të thotë që kemi një numër shumë të madh autoritetesh, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë”, u shpreh Lleshaj.

890bbc3a-26fc-4476-95ba-68c34aa37830

Fjala e plotë:

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi një analizë pune mëngjesin e sotëm me autoritetet kryesore që operojnë në Portin e Durrësit, më i madhi në vend, me gati 40% të të ardhurave doganore.

Në nisje të takimit, ministri Lleshaj u shpreh:

Prej shekujsh, ky vend, ndërlidhet me botën prej nga qarkullojnë mallra, njerëz, të mira materiale, kulturore, por dhe probleme që lidhen me to.

Qeveria shqiptare është angazhuar që në kuadër të përmirësimit në përgjithësi të shërbimeve, në kuadër të zhvillimit të gjithanshëm ekonomik, shoqëror, kulturor të vendit, t’i kushtojë një rëndësi të madhe portave të saj.

Pra siç thashë, Porti i Durrësit është porta kryesore në Shqipëri. Prej këtu lëviz rreth 40% e volumit të mallrave. Po kështu, po kaq përqind e të ardhurave që gjenerohen në nivelin e doganave shqiptare, kryhet përmes këtij porti dhe besoj që dalim në përfundimin, që në qoftë se këtu kalojnë rreth 40% e të mirave dhe një përqindje e problemit po ashtu kalojnë përmes këtij Porti.

Duhet të jemi fare të qartë që nevoja për përmirësim në Portin e Durrësit është e jashtëzakonshme. Me gjithë përmirësimet  e bëra, të cilat mund të përcaktohen lehtësisht prej secilit prej nesh, i cili e ka frekuentuar këtë Port në cilësime të ndryshme, qoftë si udhëtar, qoftë si punonjës i shtetit konstatohet progres, por ama është po ashtu e rëndësishme të shënohet që nevoja për përmirësim është e madhe.

Problemi kryesor këtu në Portin e Durrësit ka të bëjë me faktin që duke qenë port i madh ka edhe shumë autoritete. Siç e shihni vetëm në këtë panel, janë një numër i konsiderueshëm drejtuesish të lartë, Drejtorësh të  Përgjithshëm dhe paneli nuk i ka zënë  të gjithë, sepse janë edhe disa drejtues të tjerë që nuk janë ulur në radhën e parë.

Do të thotë që kemi një numër shumë të madh autoritetesh, duke filluar nga Autoriteti Portual, nga Policia e Shtetit, nga AKU, Doganat dhe struktura të tjera, të cilat e bëjnë shumë kompleks menaxhimin e këtij Porti si një entitet të tërë.

Nga nevoja, dhe detyra e Kryeministrit, është shtruar prej kohësh që Porti të arrijë në një nivel të lartë integrimi, që të funksionojë si një entitet i integruar, jo si disa entitete siç ka funksionuar prej shumë kohësh, por të funksionojë si një entitet i integruar, i cili funksionon, pra në bazë të një koncepti për një qëllim, me të njëjtat standarde, me të njëjta procedura, në mënyrë që të evitohen problemet e evidentuara në këtë Port, të cilat lidhen kryesisht me çështje që kanë të bëjnë me trafiqet, kontrabandën, me evazionin, por dhe me probleme që lidhen me sigurinë dhe nuk flas për sigurinë e brendshme të Portit, por me sigurinë e vendit.

Kohët e fundit ne kemi bërë disa sondazhe të vogla, të cilat na kanë provuar faktin që ka nevojë dhe për sondazhe dhe për ndërhyrje më të thella. Më së fundmi, gjatë një kontrolli në strukturat e policisë kufitare kemi evidentuar probleme të rëndësishme, të cilat tregojnë që nevoja për ndërhyrje të thella në drejtim të përmirësimit të standardeve të funksionimit të të gjitha institucioneve që funksionojnë në Port është e lartë.

Unë duke përfunduar këtu, do të doja që nga drejtuesit kryesor të marr një panorama të plotë të gjendjes, problematikave, por dhe të vizionin për përmirësimin në të ardhmen dhe në fund pastaj do të konkludojmë me disa detyra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOS I INJORONI KËTO SHENJA NË TRUPIN TUAJ/ Ja çfarë kuptimi kanë
Previous article "JU MË MBUSHNI ME JETË"/ Xhensila Myrtezaj bën dedikimin emocionues

F.autor

Postime të ngjashme

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit Politikë

PROTESTAT/ Rama nuk tërhiqet: Mandati ynë është i qartë, Shqipëria në BE në 2030! S’do lejoj askënd të rrezikojë të ardhmen e vendit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT