• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NË FUSHËN E LIBRIT DHE LEXIMIT/ Ministrja Margariti: Memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Elbasanit
Home
Kulturë

NË FUSHËN E LIBRIT DHE LEXIMIT/ Ministrja Margariti: Memorandum bashkëpunimi me Bashkinë e Elbasanit

18 March, 2019 k.autor Kulturë

“Nisim nga Elbasani këtë marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të Lëvizjes Kombëtare për Lexim, duke u angazhuar institucionalisht me Bashkinë e Elbasanit në pasurimin e bibliotekave publike. Ministria e Kulturës këtë vit ka organizuar programe të ndryshme si një lëvizje kombëtare që po shtrihet jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në pak javë për gjatë gjithë vitit shkollor. Besoj tek energjia dhe nismat e të rinjve që po tregojnë se i bashkohen lëvizjes së librit ”- u shpreh Margariti në takimin me nxënës e mësues në Elbasan.

Në kuadër të programit kombëtar të Edukimit përmes Kulturës dhe Lëvizjes Kombëtare për Lexim si dhe duke pasur në vëmendjen, angazhimin e veçantë të Bashkisë së Elbasanit ndaj artit dhe librit, Ministrja e Kulturës Znj. Elva Margariti dhe Kryetari Bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini nënshkruan sot memorandumin e bashkëpunimit për t’u dhënë vëmendjen e duhur bibliotekave dhe leximit në këtë Bashki. Memorandumi sjell një institucionalizim të Lëvizjes Kombëtare për Lexim duke angazhuar edhe qeverisjen vendore në krijimin e kushteve sa më të favorshme për nxitjen e leximit dhe edukimin e brezit të ri përmes artit dhe librit. Ministrja Margariti e shoqëruar nga kryetari Sejdini dhe Prefekti i qarkut të Elbasanit, Z. Gledian Llatja vizituan bibliotekën publike vendore të qytetit, ku Ministria e Kulturës dhuroi 300 tituj librash për fondin e bibliotekës. Nxënësit u njohën nga afër me librat e dhuruar në orarin e pushimit duke treguar interes për titujt e rinj të letërsisë bashkëkohore.

Këtë vit Lëvizja Kombëtare për Lexim ka marrë si model 12 shkolla periferike, bibliotekat e të cilave do t’i pajisë me libra dhe do të synojë trajnimin e mësuesve të këtyre shkollave për mënyrën sesi të punojnë për të afruar nxënësit me librin. Një tjetër detyrë është dhe pasurimi i bibliotekave publike, kthimi në ambiente funksionale dhe tërheqëse për fëmijët dhe të rinjtë. Është një angazhim i kësaj lëvizje arritja e një marrëveshjeje me bashkitë e vendit për t’i nxitur të krijojnë një zë të rëndësishëm në buxhet për bibliotekat publike.

Bashkia e Elbasanit është bashkia e parë e këtij bashkëpunimi, i cili do të pasojë edhe me bashkitë e tjera në rang vendi. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti vizitoi lagjen kala të Elbasanit duke u shprehur se “Kjo lagje është kartvizita e qytetit, ku bashkëjeton tradita, kultura, besimi fetar dhe trashëgimia. Shumë shpejt do të përgatisim një projekt rijetëzimi si qendrat historike në Korçë, Vlorë, etj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSPORTET DREJT TREGJEVE TË BE-SË/ Ministrja Denaj: Do të ketë skema lehtësuese
Previous article AXHENDA/ KLP mblidhet nesër për Kryeprokurorin e ri dhe SPAK

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT