• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PUBLIKOHEN SHIFRAT/ Zyrat e Punës tejkaluan objektivin e vitit 2018, Sorensen: Reflektohet rritja…
Home
Intervista

PUBLIKOHEN SHIFRAT/ Zyrat e Punës tejkaluan objektivin e vitit 2018, Sorensen: Reflektohet rritja…

18 March, 2019 k.autor Ekonomi, Intervista

Viti 2018 ka qënë viti i ndryshimeve të mëdha për rrjetin e zyrave të punës në të gjithë vendin. Kështu ka deklaruar nga studio e ERTV, Zëvendës Ministrja e Financave, Dajna Sorensen, ndërsa ka folur për performancën e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, që sipas saj, ka tejkaluar objektivat e vendosura për rritjen e punësimit të shqiptarëve. “Për vitin 2018 zyrat e punës patën disa objektiva shumë ambicioze të cilat duhet t’i arrinin. Presupozohej të punësoheshin rreth 25 mijë persona, por faktikisht jo vetëm që u arrit objektivi, por edhe u tejkalua me 148 %. Në vitin 2018, janë 34 669 shqiptarë që kanë marrë ndërmjetësimin për punësim nga zyrat e punës”, tha Sorensen.

Sipas Zëvendës Ministres, kjo rritje është në të njejtën kohë edhe një reflektim i performancës shumë të mirë të ekonomisë shqiptare sepse në fund të ditës, vendet e punës nuk i krijon zyra e punës, por bizneset që sot ofrojnë më shumë vende pune. Sorensen u ndal edhe te shifrat e kategorive që janë trajtuar me prioritet për punësim nga zyrat e punës, si të rinjtë apo familjet e dala nga ndihma ekonomike.

“Nga këto 34 669 persona që u punësuan përmes zyrave të punës, rreth 13 400 kanë qënë të rinj, por një prioritet të veçantë kanë patur ata që ishin në skemën e ndihmës ekonomike dhe mbi 4000 familje kanë përfituar në 2018-n nga skemat e shërbimit kombëtar të punësimit. Përveç këtyre, fokus ka pasur edhe te gratë e vajzat, kryefamiljare, komuniteti rom dhe egjiptian, që janë edhe shtresat më vulnerabël në tregun e punës”, shtoi Sorensen.

Sot Zyrat e Punës ofrojnë paralelisht 8 Programe të nxitjes së punësimit, ashtu si edhe programe aftësimi profesional që synojnë të pajisin punëkërkuesit me një set aftësish, për të cilat biznese shprehin nevojën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HUMBJA NË DERBIN E MILANOS/ Gattuso bën deklaratën e fortë pëgjatë dy javëve, ja problemi i vetëm
Previous article TRITOLI NË LAÇ/ Ministria e Brendshme: Shpresojmë të mos ketë lidhje me...

k.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT