• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Champions League
  • Europa League
U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS ME "HAT TRICK"/ Juventusi premton super goditjen e shekullit, ja emri i bujshëm
Home
UEFA
Champions League

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS ME "HAT TRICK"/ Juventusi premton super goditjen e shekullit, ja emri i bujshëm

14 March, 2019 Delo.autor Champions League, Futboll, Sport

Fitorja e thellë 3-0 ndaj Atletico Madridit ka bërë që Juventusi të rigjejë entuziazmin dhe sidomos t’u përgjigjet fort valës së kritikave që kishin rrethuar bardhezinjtë menjëherë pas humbjes 2-0 në “Wanda Metropolitano”. Spanjollët u çmontuan në Torino dhe falë një super Ronaldo, që kaloi një mbrëmje magjike, tashmë nuk kanë frikë asnjë kundërshtar. Portugezi ka shënuar tri gola dhe është ngjitur në kuotën e 4 golave, edhe pse 4 larg rivalit të tij, Messi. Por, pesë herë fituesi i Topit të Artë është pak me vonesë, pasi në grupe shënoi vetëm një gol.
E megjithatë, festa ka qenë e gjitha bardhezi në Torino dhe përveç urimeve që kanë ardhur nga kundërshtarët. Në këtë “dallgë” entuziazmi dhe lumturie, Fabbio Paratici, drejtori sportiv bardhezi, sakaq, i ngacmuar nga tifozët, në darkën e zhvilluar pas fitores dhe kualifikimit, ka lëshuar një fjali që sipas “Tuttosport” është domethënëse. “Do të bëj çmos që të marr Mbappe!”. Ajo që dikur ishte një utopi, sot është më shumë se sa e realizueshme dhe jo vetëm një ëndërr.
Dështimi i radhës te PSG ka bërë që shumë yje të mendojnë se ndoshta nuk janë në dimensionin e tyre dhe se duhet të ndërrojnë ambjent. Mbappe, njëri mes tyre, edhe pse është blerë për gati 180 milionë euro, e ka menduar gjithashtu këtë gjë. Edhe pse, Real Madridi me rikthimin e Zidane është duke menduar për një supermerkato.
Juventusi nuk do të qëndrojë duarkryq dhe, nëse do të vinte sivjet Champions, atëherë thesi do të hapej, ose “shqyhej” fare. Kjo pasi Dybala do të largohet dhe sakrifikohet. Ofertat mbi 120 mln euro do të bënin që bardhezinjtë të uleshin në tavolinë. Jo vetëm Dybala, por edhe Alex Sandro apo edhe të tjerë do të largohen,për revolucionin e madh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJENDET KURA E ARTRITIT/ Do shpëtojë jetën e miliona njerëzve
Previous article PONI URON DITËN E VERËS/ Video e djalit të saj zbulon talentin për muzikë

Delo.autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI/ Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale Futboll

BOTËRORI/ Argjentina përmbys Egjiptin dhe shkon në çerekfinale

FORMULA 1/ Tension mes pilotit holandez dhe Red Bullit, shpërthen Vershtapen: Mallkuar qoftë kjo makinë Futboll

FORMULA 1/ Tension mes pilotit holandez dhe Red Bullit, shpërthen Vershtapen: Mallkuar qoftë kjo makinë

KUPA E BOTËS/ Tifozët spanjoll në “qiellin e shtatë” pas kualifikimit në çerekfinale. Zhgënjim te portugezët, Ronaldo konfirmon: Ky ishte botërori im i fundit Futboll

KUPA E BOTËS/ Tifozët spanjoll në “qiellin e shtatë” pas kualifikimit në çerekfinale. Zhgënjim te portugezët, Ronaldo konfirmon: Ky ishte botërori im i fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT