Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe është një ndër personazhet e cila ka fituar zemrat e publikut që në daljen e saj të parë. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe dëgjohen nga të gjithë.
Aurela është shumë aktive në rrjete sociale dhe gjithmonë publikon foto dhe video nga koncertet e saj të cilët janë gjithmonë të tejmbushur. Së fundmi, Aurela ka publikuar një postim ku tregon se do të jetë e pranishme në disa koncerte në SHBA.
Njëri prej fansave pasi ka parë postimin i ka lënë një koment që nuk është pritur aspak mirë nga këngëtarja.
“Leku letër” ka shkruar fansi, ndërkohë që Aurela ja ka mbyllur gojën me përgjigjen e saj.
“Aman se më duhet një llogaritar mua, atyre që bëjnë viza, atyre që marrin me qera ambientet, veglat, biletat e avioneve, hotelet, fustanet e të tjera si këto. Si thua? Apo ç’e do ti ashtu i qan llogaritë e të tjerëve që për së largu.”










