Juventus luan në transfertë ndaj Genoa për javën e 28-të të Serie A, një ndeshje që po rezulton delikate për “Zonjën e Vjetër”, pa Ronaldo-n në lojë dhe as në stol, po ndeshin vështirësi në shënimin e golit, por edhe rrezikojnë të pësojnë.
Paulo Dybala shënoi në minutën e 56’-të, por goli i tij u anulua menjëherë nga VAR sepse Emre Can u nis nga pozicioni jashtë loje para se të dilte topi për Cancelo-n, i cili shërbeu për sulmuesin argjentinas.
Ndërsa në pjesën e parë Mattia Perin u kthye në shpëtimar për skuadrën e tij duke pritur një penallti në lëvizje.

