Laçi dhe Flamurtari do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 25-të të kampionatit. Starova do të debutojë në krye të kurbinasve pas largimit të Prengës.
Nga ana tjetër vlonjatët, kërkojnë pikë të vlefshme ndaj një rivali direkt për Europën, edhe pse statistikat i ka kundër në Laç. Daja do të ketë mungesë Bathën për shkak kartonësh, ndërsa Starova me vetëm 2 ditë në dispozicion, pritet të ndryshojë sistemin e lojës.
LAÇi-FLAMURTARI 14:00
FORMACIONET ZYRTARE
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Lushkja, Najdenov, Shtubina, Xhixha, Mane
Trajner:Sulejman Starova
Flamurari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Mustafa, Rrapaj, Musta, Ribaj, Kale, Sukaj
Trajner: Ilir Daja

