Pas protestës së sotme të opozitës, ish deputeti i PD Edi Paloka ka një hall të madh.
Në një postim të tijin në facebbok, ku poston një foto nga protesta me mbishkrimin: Do të të gjej.
I gjithë ky dedikim nuk është për asnjë tjetër përveçëse se për një nga efektivët e policisë.
Por nuk mbetet me kaq, ish deputeti Gent Stazimiri, i jep kurajo Palokës duke i thënë: U kry.
A do kryhet me të vërtetë?
Këtë e dinë dy ish deputetët të cilët pasi hoqën dorë nga mandati mund të kenë sukses në fushën e investigimit.
Kujtojmë që Edi Paloka është vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të veprimit të çuditshëm që bëri në parlament duke hedhur bojë.
Mesa duket roli i protagonizmit nuk po i duket ide e keqe, kështu që vazhdon me postimet dhe fjalimet që atij mund t’i duken duken interesante.
/AlpeNews.al




