• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarët lënë “shatin dhe belin”, tani merren me…
Home
Sociale

Shqiptarët lënë “shatin dhe belin”, tani merren me…

13 December, 2017 k.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët nuk preferojnë më që të merren me punët e bujqësisë, por po rendin drejt qyteteve për t’u marrë me tregti dhe shërbime. Kjo është dukuria më e fundit që po shoqëron shqiptarët, të cilët po i braktisin fshatrat e bashkë me ta edhe “shatin dhe belin”, për t’u marrë me punë më të lehta. E konfirmuar edhe nga shifrat më të fundit të Institutit të Statistikave, publikuar në Anketën e Forcave të Punës.

Sipas tyre, rezulton se në krahasim me vitin e kaluar, sivjet në Shqipëri pati më pak të punësuar në sektorin e bujqësisë, saktësisht vetëm 38% e të punësuarve në rang vendi. Ndërsa një vit më parë kjo shifër ka qenë mbi 40%, duke folur kështu për një dëshirë në rënie gjithmonë e më të shumtë për t’u marrë me bujqësi në këtë vend dhe zgjedhjen e alternativave më të lehta, por edhe më fitimprurëse të punësimit, siç janë ato në sektorin e tregtisë dhe të shërbimeve.

Dukuri kjo e cila në fakt vihet re në thuajse të gjitha qarqet e vendit, ku më shumë e ku më pak, e duke treguar kështu se ajo tashmë është kthyer në një trend kombëtar, i cili ecën përkrah atij të urbanizimit, pra lëvizjes ende të fshatit drejt qyteteve. Sikundër, ka edhe qarqe, si ai i Tiranës përshembull, ku njerëzit po zgjedhin të merren më shumë me bujqësi, duke arritur sivjet deri në nivelin prej 6% të totalit të të punësuarve, nga vetëm 4.7% që kanë qenë sivjet. Apo edhe qarku i Vlorës, ku të punësuarit në bujqësi sivjet kanë arritur deri në 30% të totalit, nga vetëm 23% që ishin vjet. Si edhe ai i Lezhës, ku shifra e njerëzve që merren me bujqësi ka arritur sivjet deri në 40% të totalit, nga niveli prej 35% që ka qenë vitin e kaluar. Por përveç këtyre qarqeve, në gjithë të tjerë t vihet re qartë trendi i pakësimit të personave që merren me bujqësi. Siç është ai i Beratit për shembull, ku është shënuar edhe niveli më i lartë i këtij pakësimi, deri në -13% nga viti në vit.

Bie papunësia, por tek të rinjtë ajo vijon që të mbetet ende në nivel shumë të lartë

Zyrtarët e statistikave në Shqipëri raportojnë një rënie të nivelit të papunësisë në rang vendi nga viti në vit. Por ajo që bie në sy, përmes shifrave është fakti se tek kategoria e të rinjve, ajo vazhdon që të mbetet ende e lartë. Duke treguar kështu, se ata janë më të privuarit nga tregu i punës, ndryshe nga moshat më të vjetra, të cilat e kanë pozicionuar tashmë veten brenda tij me kalimin e viteve. Kështu, në Anketën e Forcave të Punës, INSTAT konfirmon se niveli zyrtar i papunësisë në rang vendi gjatë këtij viti ka qenë në nivelin prej 13.6%. “Shkalla zyrtare e papunësisë për meshkujt është 14.3% dhe për femrat është 12.6%. Shkalla e papunësisë për femrat është 1.7% më e ulët sesa për meshkujt”, saktësojnë zyrtarët e statistikave lidhur me një dukuri të tillë. Teksa shtojnë nga ana tjetër se “shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është në nivelin prej 26%”. Megjithëse sqarojnë pas kësaj se gjithsesi, nga viti në vit, duhet thënë se “shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie”. “Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e tretë të vitit 2017 është -1.4% më e ulët”, pohojnë konkretisht ata. Duke shtuar ndërkaq, se  krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësuar një rënie në nivelin prej -0.4%.

Kush nuk punon në Shqipëri? Gati çereku i popullatës është jo-aktive në tregun e punës

Gati çereku i popullatës shqiptare është jo-aktive në tregun e punës. Konfirmimin rreth kësaj e japin vetë ekspertët e Institutit të Statistikave, sipas të cilëve, jo pak, por rreth 22.1% e shqiptarëve nuk është aktualisht aspak aktive në tregun e punës. “Gjatë tremujorit të tretë 2017, 8,9 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme”, cilësojnë ata. Duke shtuar se tTë rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/ studentë ose në trajnim përbëjnë 63,4 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. “Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 5.9% klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç ky grup përbën 12.5% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe”, shton gjithashtu Anketa e Forcave të Punës, publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave.(AFP.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vlorë/ Gjendet i pajetë në një godinë të braktisur një 23 vjeçar, dyshimet e para...
Previous article MOTI I KEQ/ Menduat se mbaruan përmbytjet? Meterologët japin lajmin për vazhdimin e javës

k.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT