Nis protesta e opozitës së bashkuar kundër qeverisë, mbajtur tek Kryeministria. Me një podium para godinës së qeverisë do të mbahen fjalime politike dhe nga qytetarë të dnryshëm.
Që në orët e para të mëngjesit u nisën nga rrethet autobusët me simpatizantë të opozitës, të siguruara nga orgnaizatorët. Policia ka marrë masat për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit, me rreth 1600 efektivë në terren.
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar se protesta do të jetë historike dhe vendimtare për t’i dhënë sipas tyre, goditjen finale Ramës për ta rrëzuar nga pushteti.
Nisin incidentet e para, protestuesit rrëzojnë gardhin metalik pas Kryeministrisë



